Vdekja e 45 vjeçarit Leonard Çela ka tronditur qytetin e vendlindjes së tij, Gramshin.
Sipas bashkëqytetarëve, Leonardi ishte një njeri dashur, puntor dhe që gëzonte respekt të madh në qytet.
Ndaj ndarja para kohe i ka trishtuar shumë.
Ja çfarë shkruan një nga faqet më të njohura në facebook nga ky qytet:
Nje dite pa Nardin….
…Pa Nardin e mrekullueshem qe njihnin bashkeqytetaret.
Nardin korrekt qe njohu dhe e respektoi puna.
Nardin fjalepaket dhe te palodhur qe e deshen shoket.
Nardin qe nuk beri as kompromisin më te vogel në kurriz te punes.
Pse duhet te ikje kaq shpejt?
Babai yt dhe vatra e re familjare po i gezoheshin fort faktit, qe jeta jote po ecte në baza te shendetshme…
Do na mungosh te gjitheve !!


