Zbret nga vinçi çifti Saraçi. Burrë dhe grua kishin hipur mbi një vinç 30 m lartësi te diga e liqenit që nga mbrëmja e djeshme duke kërcënuar se do të hidheshin nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre. Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.
Ata janë ish të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia, pas një konflikti familjar. Në një lidhje telefonike për Report Tv nga vinçi te diga e liqenit, Teuta Saraçi u shpreh se kunata i ka nxjerrë nga banesa, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre.


