Koreja e Veriut ka premtuar se do të mbyllë vendin ku bën testimin e armëve bërthamore në muajin Maj dhe do t’u japë ekspertëve të Koresë së Jugut, SHBA-ve dhe mediave qasje në këtë proces, thotë Koreja e Jugut.
Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Zyres se Presidentit te Korese se Jugut i cili tha se mbyllja e Punggye-ri do të bëhet në publik.
Shkencëtarët kanë thënë më parë se ky vend testimi mund të ketë rënë pjesërisht në muajin shtator.
Vendimi ka ardhur me sa duket kur udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in u takuan për një samit historik të premten.


