Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar për të miratuar statutin e ri të kësaj force politike. më shumë se 7500 anëtarë janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve ku pas fjalimeve të rastit do të votohet statuti i ri.
Të pranishëm janë gjithashtu edhe aleatët e PD-së në opozitë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.
Tabaku: Kemi mësuar nga gabimet tona
“Jemi të patundur në idenë dhe besimin tonë se pa biznesin e vogël, shoqëria jonë do të jetë më e varfër. PD i ofron bizneseve të vogla një mundësi për të shpëtuar nga ky arbitraritet. Taksat e ulëta mund të krijojnë një atmosferë më të mirë për biznesin në vend. Kemi gabuar nga gabimet tona. Kemi mësuar se si të ringrihemi për të krijuar një forcë më pranë problemeve të qytetarëve. Rruga nuk është emigrimi, rrugën duhet ta ndërtojmë ne bashkë, me Partinë Demokratike”, u shpreh Tabaku gjate punimeve ne Kuvendin e PD.


