Ditën e hënë, prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, për t’u njohur me rezultat e kontrollit të saj, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.
Memçaj deklaron dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është me vetëm 20 % pronare. Nga viti 2004 dhe në vazhdim, prokuroja nuk deklaron asnjë pasuri tjetër të paluajtshme. Ndërkaq, së bashku me bashkëshortin e saj, Dashamir Alsula, deklarojnë disa makina, por në vlera nën 6 mijë euro. Nga viti 2003 deri në vitit 2016, kanë ndërruar 9 makina. Ata deklarojnë makinë me vlerë 250 000 lekë në 2003, makinë Volksvagen 350 000 lekë në 2004, makinë Volksvagen 220 000 lekë në 2004, makinë Volksvagen 150 000 lekë në 2005, makinë Opel 375 000 lekë në 2006, Golf 46 mijë euro në 2008, makinë tip Smart 2 mijë euro në 2009, makinë benz 800 000 lekë në 2011 dhe makinë Audi 2 500 euro në 2015. Prokuroja Memçaj deklaron mesatarisht 2 mijë euro kursime vjetore nga pagat.
Ndërkaq, përveçse si prokurore, zonja Memçaj, pas vitit 2018, ka punuar në disa institucione publike dhe private. Konkretisht Fatjona Memçaj ka ushtruar këto detyra: Drejtore e Drejtorisë Juridike në Institucionin e Republikës 2008-2013, mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënie në Universitetin Beder, drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe prokurore pranë Prokurorisë së Apelit nga viti 2013 e në vijim.
ILDKPKI dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë verifikuar pasurinë e prokurores Memçaj dhe kanë dorëzuar raportin pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili do të vendosë më tej për fatin profesional të prokurores.
Pasuria e deklaruar nga Fatjona Memçaj më 29.03.2017
Shitur mjeti Mercedez Benz “Vaneo”, regjistruar në emër të bashkëshortit me kontratën e shitblerjes në datën 28.06.2016., në vlerën 2500 euro.
Pakësuar kursimet familjare ndër vite në gjendje cash nga 17 mijë euro në 10.500 euro.
Çelur llogari llogari kursimi nga bashkëshorti Dashamir Alsula me datë 31.12.2006, në shumën 4001.12 euro. Burimi i krjimit nga kursimet në cash.
Gjendja e llogarise me datë 31.12.2016, në shumën 2095.23 lekë.
Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 147.63 lekë.
Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 579.80 lekë
Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 38 07 lekë.
Pakësuar kursimet familjare në 1 000 euro.
Të ardhura nga puna si Prokurore e Apelit në shumën 1 220 173 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si inspektor pranë KQZ –së, për periudhën janar-prill 2016, në shumën 201 594 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si ndihmës ligjor i prokurorit të përgjithshëm në periudhën 11 prill 2016 në shumën 636 836 lekë.
Marrë kredi, sipas kontratës se datës 16.02.2016 në shumën 408 000 00 lekë e cila është shlyer.


