• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË KAMËZ, flet vëllai i Agim Bucit: Nipi 6 vjeçar ka përjetuar terror, duam dënim maksimal për autorët
Home
Breaking News

VRASJA NË KAMËZ, flet vëllai i Agim Bucit: Nipi 6 vjeçar ka përjetuar terror, duam dënim maksimal për autorët

29 April, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e tregtarit Agim Buci, i cili u vra gjatë grabitjes në dyqanin e tij në Kamzë, kërkojnë dënim maksimal për autorët, në të kundërt paralajmërojnë vetëgjyqësi.

Vëllai i Agimit, Rifat Buci, përgëzon Policinë për arrestimin e autorëve në kohë rekord, por sipas tij kjo çështje nuk është mbyllur ende, pasi çështja i kalon Prokurorisë dhe Gjykatës. Dënimin e tyre e ka në dorë Gjykata dhe ai kërkon drejtësi. Rifat Buci shprehet se grabitësit mund të kishin vrarë edhe kunatën e tij, e cila për fat të mirë u plagos në këmbë.

Por sipas tij, autorët mund ta kishin qëlluar edhe në zemër. Ndërsa shprehet se gjithçka ka ndodhur në sy të nipit të tij 6-vjeç, i cili edhe sot është i terrorizuar nga ajo çfarë ka parë.

“Vëllai im ishte njeri punëtor, i ndershëm, shikonte punën e vet. I morën jetën pa i pasur njeriu asnjë borxh, pa i rënë askujt në qafë. Në shtëpinë e vet, në sy të djalit të vet, deshën të vrisnin edhe gruan. Çfarë meritojnë këta njerëz? Dënim kapital”, shprehet Rifat Buci. Pas arrestimit të dy grabitësve, vëllai i viktimës thotë se tani janë më të lehtësuar, edhe pse dhimbja është e madhe dhe nuk ikën. Por kërkon që shteti të marrë masa e t’i parandalojë këto ngjarje, në të kundërt, populli do të armatoset për të mbrojtur veten, pasi nuk ka rrugë tjetër.

Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së vëllait tuaj. Si u ndjetë pasi morët vesh që autorët ishin kapur?

Unë e vlerësoj punën e Policisë dhe i përgëzoj. Di që ata kanë qenë brenda që natën kur ndodhi krimi, më pati thënë shefi. Por tani që morëm vesh që u arrestuan, ndihemi më të lehtësuar. Sigurisht, vëllai më iku, nuk kthehet më, por të paktën ata që i morën jetën, tani janë në dorë të Policisë. Kur do Policia, e bën punën e saj dhe vendi stabilizohet. Sa banorë jemi ne? S’jemi ndonjë popullsi aq e madhe sa të mos mbahet nën kontroll. Ne 3 milionë jemi dhe po vritemi ditë për ditë. Çdo natë ndodhin vrasje, madje edhe në zemër të Tiranës. Ku është Policia, çfarë bën? Këtyre njerëzve që bëjnë krime të tilla, nuk duhet t’u falësh asgjë. Për mua dhe familjen tonë është shumë e rëndësishme që Policia këtë radhë i kapi në kohë rekord autorët. Dhimbja për ne është e madhe, nuk ikën, por jemi më të lehtësuar. Ata mund të vrisnin edhe kunatën.

Si është gjendja e kunatës tani?

Fatmirësisht, ajo shpëtoi. Nuk e falën ata. E fali arma se u qëllua në këmbë. Por ashtu siç qëlluan vëllain tim në zemër, mund ta kishin qëlluar edhe atë. Vranë babanë e 4 fëmijëve pa i pasur kujt hak, as hile. Në sy të djalit të vogël, që është i terrorizuar. Si mund t’u futesh njerëzve në shtëpi e t’i çnjerë- zosh? Ku jetojnë këta njerëz, a kanë familje këta?

Po tani që autorët u kapën, çfarë kërkoni?

Tani presim drejtësinë. Pushtetarët, politikanët, duhet të marrin masa që këto ngjarje të mos ndodhin më. Sepse nëse nuk merren masa, qytetarët do armatosen e do mbrojnë shtëpitë e veta. Ne kemi fjalët më të mira për Policinë në këtë rast, por tashmë kjo çështje i kalon Prokurorisë, Gjykatës dhe janë ata që vendosin. Ne kërkojmë dënimin maksimal për ata dy persona. Nëse nuk marrin dënimin që meritojmë, ne, si çdo njeri tjetër po të ishte në vendin tonë, do kalojmë në vetëgjyqësi. Vëllai im ishte njeri punëtor, i ndershëm, shikon te punën e vet. I morën jetën pa i pasur njeriu asnjë borxh, pa i rënë askujt në qafë. Në shtëpinë e vet, në sy të djalit të vet, deshën të vrisnin edhe gruan. Çfarë meritojnë këta njerëz? Dënim kapital. Këtu na ka ardhur Lulzim Basha, këshilltari i Presidentit dhe ju gazetarët. Njeri tjetër nuk e ka vënë ujin në zjarr. Për mua, përgjegjësia, jo vetëm në këtë rast, por për çdo ngjarje që po ndodh, është e shtetit.

Po nipi juaj, djali që ishte prezent në momentin e ngjarjes…

Djali 6 vjeç ka përjetuar terror. Është i terrorizuar edhe sot. Çfarë faji kishte ai? Duhen marrë masa patjetër. Kjo që na ndodhi neve, mund t’i ndodhë kujtdo nesër. Mund t’u ndodhë edhe politikanëve. Ne sigurisht që urojmë të mos i ndodhë askujt. Por kjo është situata. Populli nuk ka mbrojtje dhe do gjejë një rrugë që të mbrojë vetën, nëse shteti i vet nuk i mbron. Ose drejtësia të bëjë punën e vet, të shkojë në vend, ose populli do bëjë vetëmbrojtje, do bëjë vetëgjyqësi.

Çfarë dini për momentin e ngjarjes?

Tani sa jemi kthyer nga spitali ku është kunata. Djali ka qenë aty bashkë me nënën e vet. Ata janë futur brenda dhe u kanë kërkuar lekët. “Çfarë lekësh kërkoni ju? Është djersa ime”, i ka thënë kunata. Kanë qëlluar direkt me armë drejt saj dhe ajo është rrëzuar në tokë. Në atë kohë ka shkuar edhe vëllai, se ishte nga ana tjetër e dyqanit dhe ata e kanë qëlluar direkt në zemër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFRIM KRASNIQI/ Nga (anti)lobingu për BE dhe financimi informal i partive tek kriza e elitave virtuale
Previous article "A të NGACMOJNË shokët e vajzës?" Eli Fara: Më ngacmojnë, por s'kanë ku të më...

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT