• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusal “reformohet” në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së
Home
Nderkombetare

Rusal “reformohet” në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së

28 April, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Manjati i gjigantit rus të aluminit, Oleg Deripaska ka pranuar ofertën e Shteteve të Bashkuara për t’u liruar nga sanksionet duke njoftuar për dorëheqjen e tij nga bordi dhe reduktim të aksioneve të tij në më pak se 50 përqind në kompaninë Rusal.

Këto ndryshime janë bërë të ditura më 27 prill nga kompania e Deripaskas En+, e cila zotëron 48 përqind të prodhuesit më të madh të aluminit në Rusi.

Rusal njihet si kompania e dytë në botë për prodhim të aluminit.

Qeveria amerikane ka vënë sanksione ndaj kompanisë së Deripaskas En+ dhe Rusal, sikur ndaj shumë bizneseve dhe politikanëve tjerë të elitës ruse, duke shkaktuar rënie të mëdhe në tregun e aksioneve të Rusisë dhe ulje të vlerës së valutës ruse.

Aksionet e kompanisë Rusal kanë rënë dukshëm prej kur SHBA-ja ka vënë sanksione, duke rritur shqetësimet se kompania ka mundësi të mos jetë më pjesë e tregut.

Sanksionet në fjalë i ndalojnë kompanisë Rusal të bërit biznes në Shtetet e Bashkuara apo me personat që kanë shtetësi amerikane nga 23 tetori.

Mirëpo aksionet janë parë tek rriten këtë javë pas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit se është duke konsideruar largimin e sanksioneve kundër kompanisë Rusal nëse Deripaska largohet nga udhëheqësia.

Thesari ka njoftuar se sanksionet kanë shënjestruar Deripaskan dhe persona të tjera që kanë përfituar nga lidhje të ngushta me Kremlinin dhe nuk kanë pasur qëllim të dëmtojnë “punëtorët që varen nga puna në Rusal”.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe manjati rus, Oleg Deripaska
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe manjati rus, Oleg Deripaska

Ende nuk është bërë e qartë nëse vendimi i Deripaskas për t’u larguar nga bordi i drejtorëve të En+ dhe të heqë dorë nga një pjesë e aksioneve do të përmbushë kërkesat e Thesarit amerikan për të larguar kompaninë Rusal nga lista e sanksioneve.

Ndërkohë një zëdhënës i Thesarit amerikan ka thënë pas njoftimit se “ulja e përqindjes së pronësisë nga një individ i sanksionuar nuk përbën domosdoshmërisht bazë për t’u larguar nga lista”.

Thesari “kryen një hetim të detajuar të fakteve dhe shkaqeve të secilit rast veç e veç”, ka njoftuar ai.

Agjencia e lajmve Reuters, ka njoftuar duke cituar burime se “persona të afërt me çështjen”, kanë deklaruar se kompania Rusal është duke planifikuar që të shkojë përtej masave të njoftuara më 27 prill dhe se shumë shpejt do të emërojë një bord të pavarur dhe udhëheqësi të re me shpresën se do të largohet nga lista e sanksioneve të SHBA-së.

“Rusal është në kontakt me autoritetet amerikane dhe shpreson se këto masa do të jenë të mjaftueshme për t’u larguar nga lista”, i ka thënë po i njëjti burim Reutersit.

Aktualisht, Evropa është tregu më i madh i kompanisë Rusal, pasi 42 përqind e produkteve të kompanisë janë shitur në këtë territor vitin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot armike por dikur i thonin njëra tjetrës ''shpirt''. Dalin detajet nga e shkuara (VIDEO)
Previous article Makinat kthehen me rrota përpjetë në autostradën Tiranë-Durrës, vajza shpëton mrekullisht (VIDEO+FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT