Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në drejtim opozitës.
Në një status në “Facebook”, Paloka shkruan se Rama e mbylli javën duke sulmuar për dy orë opozitën. Sipas tij, Rama pranon të ndëshkohet Shqipëria dhe jo Tahiri.
STATUSI I PALOKËS
Mbasi harxhoi gjithë javën duke sharë dhe sulmuar politikanët gjermanë, pastaj duke akuzuar e ofenduar myslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën.
Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqipërisë për në Europë, ai bëri të kundërtën. Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe në ata të Ramës.


