Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth një orë më parë në aksin rrugor Fier-Levan.
Automjeti tip “Fuoristradë” po udhëtonte nga Levani drejt Fierit kur është përmbysur në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, mendohet se shkak për aksidentin është shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit.
Drejtuesi i “Fuoristradës” ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë plagëve të marra.
Sipas raportimeve për redaksinë tonë, ai kishte ngecur në makinë dhe kishte marrë plagë të rënda në pjesën e sipërme të trupit.
Dëshmitarët raportojnë ngjarjen:
Ne Levan ka nje ore ne makine nje burre i vdekur brenda tani. Ai burri ishte cop cop krahu jasht makines. Ca mkan pa syttt tmerrrr uaaa per zotin jam e shokuar.


