• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ 94-vjeçarja e vetmuar dhe pa energji elektrike: Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur…
Home
Sociale

E TRISHTË/ 94-vjeçarja e vetmuar dhe pa energji elektrike: Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur…

27 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Në zonën e Tufinës jeton e vetme 94-vjeçarja Hasime Veizi, të cilës si të mos mjaftonin problemet e moshës dhe vetmia, prej 2 muajsh nuk ka energji elektrike.

“Nuk kam dëgjuar e nuk kam parë që të lesh një plakë 3-4 muaj pa drita që të bjerë nga krevati. Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, u shpreh me lot në sy e moshuara.

Djali i saj, Bilbil Veizi tregoi se pas vdekjes së të vëllait që jetonte me Hasimen, i ka paguar ai faturat e energjisë elektrike, por kontrata me OSHEE-në është në emër të një tjetër vëllai, që jeton jashtë Shqipërisë.

“Ku është e drejta e njeriut? Që të jetojë dhe kjo plakë si gjithë të tjerët! Unë i bëj thirrje qeveritarëve që ta shohin këtë gjendje dhe jo të më sorrollasin mua për të ardhur e për t’i lidhur një dritë kësaj plake këtu”, tha i shqetësuar Bilbili.

Emisioni “Stop” u interesua pranë degës së OSHEE-së në Kinostudio. se përse nuk bëhet lidhja e energjisë elektrike për nënën 94-vjeçare.

Drejtori i Divizionit Tregtar OSHEE, Elton Sevrani u shpreh se ky është një rast i veçantë për rregulloren e këtij institucioni, pasi detyrimi duhet të shlyhet nga vetë mbajtësi i kontratës, pra djali i Hasimes që ndodhet në SHBA.

“Por duke qënë se kemi të bëjmë me një situatë specifike, kur mamaja e të dy zotërinjve ndodhet në kushtet që duhet të ketë furnizim me energji elektrike. Ne kemi pranuar këtë kërkesë të zotërisë për të qenë ai likujduesi i këtij detyrimi“, tha drejtori Sevrani.

Ditën tjetër, punonjësit e OSHEE-së i rilidhën energjinë elektrike 94-vjeçares, Hasime Veizi. “Shyqyr që më hapët sytë se më ishin zënë. Rrofshi e qofshi, Zoti ju dhëntë shëndet e u bëfshi 200 vjeç!”, u shpreh e entuziasmuar e moshuara./tvklan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moderatorja shqiptare e nis emisionin e përlotur: Ai ka mbetur i skalitur në mendjen tonë...
Previous article Dueli mes Wilder-Joshuas, ja shifrat stratosferike të këtij dueli legjendarë

F.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT