Përmes një postimi të bërë në Facebook, Edi Rama u ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit, në të gjitha rastet ky zyrat e shtetit u kërkojnë ryshfet, duke shkruar çdo ankesë në portalin shqiperiaqeduam.al.
Ai ka treguar një rast të abuzimit me një qytetar në Berat, të cilit i janë kërkuar nga ZRPP dorëzimi i disa dokumentacioneve padrejtësisht.
Pas ankesës që qytetari ka bërë pranë protalit të qeverisë, Rama njofton se janë shkarkuar nga puna punonjësit përkatës, ndërsa shkruan se do të ndiqen penalisht.
“Një tjetër shembull konkret që mes qindra të tillëve çdo muaj, ju inkurajon të mos pranoni asnjë sorrollatje në zyrat e shtetit; të mos kërkoni as miq e as rrugë për të dhënë rryshfet, po të merrni vetëm 3 minuta kohë në adresen shqiperiaqeduam.al, për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj”, ka shkruar Rama.



