• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Goditet MAFIA SHQIPTARE në Belgjikë/ Mbi 30 arrestime të… (DETAJE+FOTO)
Home
Breaking News

Goditet MAFIA SHQIPTARE në Belgjikë/ Mbi 30 arrestime të… (DETAJE+FOTO)

27 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një hetim i nisur rreh dy vite më parë ka sjellë arrestimin e 31 personave në Belgjikë e Luksemburg, pjesë e një rrjeti kriminal të lidhur me mafien shqiptare.

Siç raportojnë sot mediat belge, Policia Gjyqësore Federale (PJF) e Mons-Tournai bëri 47 bastisje në rrethet Tournaisis, Péruwelz, Hauts-Pays, Borinage dhe Mons, në rajonin e Namurit dhe në Luksemburg, duke arrestuar 31 persona.

Nga e hëna e deri natën e së enjtes, jo më pak se 290 efektivë policie u mobilizuar në këtë aksion kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, prostitucionit, pastrimit të parave, mashtrimit doganor dhe pastrimit të parave.

“Një strukturë e ndërlikuar e kompanive guaskë dha mundësinë e organizimit të familjeve të përfshira në tregti të ndryshme për të fshehur aktivitete kriminale, për të pastruar paratë dhe për të fituar të ardhura të konsiderueshme”, tha prokurori Christian Henry.

Lidhjet e vendasve në disa aspekte të hetimit, janë përcaktuar qartë me klanet e mafies shqiptare në lidhje me plantacione kanabisi dhe mafien italiane për falsifikimin e parave, raporton media belge “Dhnet”.

Nga 31 personat e arrestuar (identitetet nuk bëhen me dije nga mediat belge), 11 u vunë nën arrest, pesë nga të cilët anëtarët e të njëjtës familje nga Tournai, të tjerë u liruan me kusht ose u proceduan në gjendje të lirë. “Ne kemi shkatërruar shtatë plantacione kanabis, 25 kilogramë kanabis janë zbuluar dhe shkatërruar, tre bare në rajonin Tournai janë mbyllur dhe më shumë se 35.000 euro janë konfiskuar”, tha një zyrtar i policisë belge.

Gjithashtu, janë sekuestruar pesë automjeteve, armë zjarri, dokumente dhe llogari të shumta në lidhje me kompanitë e dyshimta, “smartphone”, tableta dhe kompjutera që mbeten për t’u analizuar dhe materiale që përdoren për mbjelljen e kanabisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klubi i madh europian e zbulon “padashje”: Jemi në bisedime me Besnik Hasin
Previous article Largimi i Iniestas, Coutinho iu "lë pa fjalë" me mesazhin e tij

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT