Një aksident i rëndë raportohet nga Elbasani, në afërsi të fshatit Lolaj.
Newsbomb.al mëson se si pasojë ka humbur jetën një grua, Liljana Qyra, 58 vjeçe e cila po udhëtonte në makinë me djalin e saj.
Djali i viktimës, rreth 30 vjeç, drejtues i mjetit të aksidentuar, në gjendje tejet të rënduar emocionale ka parë gjithçka t’i ndodhë para syve.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur shoferë e pasagjerë të rastit duke u munduar t’i ofrojnë ndihmë gruas por ka qenë tepër vonë.
Ka qenë pikërisht djali ai i cili i ka mbyllur sytë të ëmës. Nënë e bir ishin me origjinë nga Gramshi, me banim në Durrës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ishte parakalimi i gabuar por ende nuk bëhen me dije rrethanat në të cilat ka ndodhur.


