• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E moshuara e lë pa fjalë, Rama: Po të kisha njohur më përpara, do të kisha bërë deputete (Video)
Home
Shqipëri

E moshuara e lë pa fjalë, Rama: Po të kisha njohur më përpara, do të kisha bërë deputete (Video)

11 November, 2017 xhesi.editor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë batutash me banorët në Burrel, teksa u ndal gjatë një takimi për platformën bashkëqeverisëse. Në bashkëbisedim me qytetarët, ku iu bëri thirrje të bëheshin pjesë e kësaj platforme, Rama ka zhvilluar një biesh interesante me një të moshuar.

Kjo e fundit ka marrë mikrofonin dhe i ka renditur një sërë shqetësimesh kryeministrit, i cili nga ana e tij tha me të qeshur se po ta kishte njohur do ta bënte deputete.
Bashkëbisedimi i Ramës me gruan e moshuar në pallatin e Kulturës
Rama: Jepja mikrofonin asaj zonjës aty poshtë, se këtu në Mat, gratë e bëjnë ligjin (të qeshura). Po, pse kush e bënte ligjin, Ahmeti (Zogu) apo Geraldina, si thoni ju?

Gruaja: Përshëndetje të gjithëve. Ti je Kryeministri i Shqipërisë. Dhe ne kemi besim te qeveria, te pushteti, por ama në qytetin e Burrelit unë jam pensioniste me 140 mijë lekë, që kam punuar 33 vjet në Postë-Telekomunikacion. Jam qytetare e Burrelit, e vjetër, bashkë me të gjithë prindërit e mi. Qejf kam të më dëgjosh deri në fund, se jam nëna juaj.

Rama: Unë po të dëgjoj, po do që të të çohem edhe në këmbë, po çohem…

Gruaja: Tani ne qytetin e Burrelit, këtë pasuri qe kemi ne, mieniere, krom, dru, gjithçka dhe qyteti i Burrelit është më i varfëri në të gjithë zonat e Veriut. Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në Kinë, gjithandej dhe rrugët tona janë shtrembra-shrembra e shema-shema. Jam duke shkuar 80 vjeçe. Më vjen shumë keq për qytetin e Burrelit, pasi ka qenë qytet lulesh, qytet mollësh, më i miri në zonën e Veriut… Hidrocentrali i Burrelit më ka zënë në 300 dynym tokë në Ulëz, “Karl Marksi” dhe “Frederik Engelsi”. Ça t’i bëj mor zoti Kryeministër, unë kam që nga 2014 pa paguar dritat, ti thuaj do të fus në burg.

Rama: Mirë, dakord, dakord e mora vesh…

Gruaja: Edhe unë do të flas deri në fund, pasi i kam dhe dy-tre pyetje…

Rama: Ti do të flasësh, por do të flasin edhe të tjerët.

Gruaja: Për atë pronën atje, s’më ka dhënë askush asnjë dhjetë qindarkësh. Dhe unë kam dashur ta paguaj dritat, por me kanë ndodhur disa fatkeqësish. Pra, s’jam e zonja kurë të paguajë 2014-n… Kam një lokal me të vogël me katër tavolina.

Rama: Ah, paske dhe një lokal të vogël…

Gruaja: Po, e kam hapur për vete, as kam zënë tokë, as kam zënë trotuar, e kam bërë për t’i shtuar ca lekë pensionit. Çfarë taksash të paguaj unë?

Rama: Pse e mban hap, mbylle?

Gruaja: Çfarë të ha?

Rama: Domethënë, për këtë punë e ke bërë lokalin, apo jo?

Gruaja: Vajzën e djalit e kam psikologe, por ka dy vjet që rri në shtëpi. S’ka të punojë, ku të punojë? Pasi njëri merr hallën, njëri merr tezen. S’kem këllqe. Unë e di që keni shumë punë, dhe ti besoj se po mundohesh me punu, por s’të lë kush me e bë. S’të lë shoku tënd që ke në Tiranë që leh si qen.

Rama: Kush është ai? (të qeshura në sallë). Mirë, tashti unë s’të kam njofur ty më përpara, pasi pa asnjë shaka sot ti do të ishe deputete në parlament, por nuk të kam njof më përpara. Të siguroj do të ishe deputete sot, 100%. Por s’të kam njofur më përpara, ky është faji i partisë (socialiste) që nuk prezanton me oratoret e vërteta të komunitetit. Sot ti ngrite të gjitha problemet e Shqipërisë.

E para, ti mos ki merak se nuk të fut njeri në burg se nuk paguan dritat. Këtë lloj teorie e ka ngritur kazani dhe ke rënë brenda edhe ti që, je shumë e zgjuar, por e paske ngrënë edh ti, sepse nuk është futur kurrë njeri në burg, sepse nuk paguan dot dritat, kurrë, por në burg kanë shkuar ata që vjedhin dritat. Janë dy gjëra të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eksploziv dyqanit të mishit në Krujë
Previous article Një femër klas si Victoria Beckham (Foto)

xhesi.editor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT