Të shkosh në fund të muajit me portofolin bosh nuk është mirë, sidomos kur ke në shtëpi një fëmijë të vogël prandaj duhet të bëni mirë llogaritë që t’ja dilni mbanë nga kjo anë. Sigurisht që edhe në lidhje me këtë ka disa truke dhe ju mund të përfitoni.
Si të kursejmë?
- Informohuni. Gabimi që nënat bëjnë është që pas lindjes nuk informohen në lidhje me ndihmat ekonomike qe përfitojnë (si përfitohet leja e lindjes, bonusi shpërblyes për regjistimin e fëmijës, ndihma që jepet pas lindjes së shumë fëmijëve).
- Blini vetëm gjërat që ju duhen dhe shfrytëzoni edhe tregun e sendeve të përdorura. Sidomos kur vjen në jetë fëmija, prindërit shkojnë dhe mund të blejnë të gjithë dyqanin, ndaj qetësohuni! Jo të gjitha do t’ju nevojiten dhe mbi të gjitha edhe për fëmijën mund të blini sende të përdorura (karroca, krevat etj).
- E ndani rrogën mujore në varësi të nevojave (shpenzimet për ushqime, për fëmijën, për makinën pra i bëni mirë llogaritë).
- Skema e 52 javëve. Është shumë e thjeshtë. Viti ka 52 javë dhe mund të filloni duke kursyer 1500 lek në javën e parë, 3000 në javën e dytë e me radhë. Në fund të vitit do të keni një shumë të caktuar të kursyer.
- Uljet, kuponat, dhe ofertat. Këto janë ato që do t’ju bëjnë të kurseni vërtet. Nëse një produkt ka afat skadence dhe është në ofertë mos u limitoni për të marrë më shumë nga sa ju duhet.
- Përfitoni nga ofertat edhe në lidhje me artikujt shkollorë dhe librat mund t’i gjeni edhe të përdorur. Përsa ju përket veshjeve mund të blini gjatë ndërrimit të sezonëve.
- Kurseni duke pastruar me produkte natyrale. Për shembull soda dhe uthulla e bardhë do t’ju vijnë në ndihmë në shumë pjesë të pastrimit.


