Nëse ka pasur diçka për të cilën e kanë akuzuar vazhdimisht presidentin amerikan, Donald Trump, ajo ka qenë paaftësia për të përballuar sfidat e jashtme të vendit.
Megjithatë duket se bota është gdhirë sot më e qetë. Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut po shkojnë drejt një marrëveshje paqeje.
Atëherë kur ishte menduar se mes vendit komunist dhe SHBA do ketë një konflikt bërthamor, gjërat janë qetësuar në ekstremin e kundërt.
Merita?
Të shumtë janë ata që thonë se ajo i shkon presidentit amerikan, Donald Trump.
Gazetari i njohur britanik, Piers Morgan ka bërë thirrje sot që Trump të marrë çmimin Nobel për Paqe për negocimin e marrëveshjes mes Koreve.
Presidenti amerikan thotë se angazhimi i tij i fortë dhe këmbëngulës kundër Koresë së Veriut e detyroi diktatorin që të negociojë me fqinjin jugor.
Ai nuk harroi të përmendë edhe ndihmën e dhënë nga Kina për arritjen e marrëveshjes.


