Nuk ka model flokësh më cool dhe trend se sa një gërshet unik.
Ato mund të krijohen në çdo gjatësi floku, përveçse shumë të shkurtër. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, që do të kënaqin çdo nivel aftësie.

Kapjet gërshet janë ideale në ato raste kur floku nuk është në gjendjen më të mirë apo thjeshtë nuk keni kohë të lani kokën.

Ato ju japin një paraqitje stil dhe moderne duke ndikuar edhe në veshjen tuaj.
Pra, nëse keni nevojë për ide të reja, shikoni galerinë për të gjetur frymëzimin tuaj.




