• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermania dhe Franca po përgatisin ndërtimin e një avioni të ri luftarak
Home
Nderkombetare

Gjermania dhe Franca po përgatisin ndërtimin e një avioni të ri luftarak

27 April, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Gjermania dhe Franca kanë vendosur zhvillimin e një avioni të përbashkët luftarak, i cili do të zëvendësojë avionët Eurofighter dhe Rafale-Jet. Me këtë projekt ata duan t’u tregojnë vendin konkurrentëve amerikanë.

Vërtet që ajo që ekziston deri tani është vetëm një deklaratë qëllimi për projektin, por pjesëmarrësit e bënë të qartë se kanë para vetes diçka të madhe. Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionit, ILA ata nënshkruan si hap të parë një dokument, i cili përcakton detyrat bazë të avionit të ri.

“Ne dëshirojmë një Evropë të lirë, demokratike, stabile, një Evropë të fortë, e cila të jetë në gjendje t’i mbrojë njerëzit dhe vlerat e saj”, shpjegoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. “Në një botë që po bëhet më e pasigurtë prandaj është e rëndësishme edhe që ne të ndërmarrim së bashku hapa parandalues.”

Strategji evropiane

Homologia e saj franceze, Florence Parly e mbështeti: “Në të kaluarën është folur shumë për strategjinë vetjake të Evropës dhe me këtë marrëveshje ne i japim një fytyrë kësaj strategjie”. Forca shtytëse në zhvillimin e avionit të ri do të jetë Franca, siç bëri të ditur von der Leyen. Gjermania do të ketë rol drejtues në zhvillimin e sistemeve të reja tokësore.

 Avioni gjuajtës Eurofighter Avioni gjuajtës Eurofighter

Vitin e kaluar të dyja vendet ranë në parim dakord për një sërë projektesh armatimi, në të cilat duan të bashkëpunojnë. Njëri prej tyre është zhvillimi i një tanku të përbashkët të ri luftarak. Avioni luftarak është për nga përmasat projekti më i madh. Në dekadat e ardhshme, shpenzimet për të pritet të kapin shuma miliardëshe. Avionin do ta zhvillojnë dhe ndërtojnë Dassault dhe Airbus.

Ruajtje e pavarësisë strategjike

Veç kësaj, Gjermania dhe Franca duan të zhvillojnë edhe së bashku një avion pa pilot, një drone, si dhe një anije zbulimi. Tregu në kontinent është tepër i vogël që të ekzistojnë paralelisht dy ose tri sisteme të ndryshme, argumentojnë ekspertët. Mbështetësit e projekteve madje e konsiderojnë të nevojshme që Evropa të mbetet e pavarur nga ana strategjike dhe që të jetë në gjendje që të prodhojë vetë sisteme qendrore armësh.

Sipas të dhënave nga qarqe të ushtrisë gjermane, Bundeswehr, avioni luftarak duhet të jetë në gjendje që të dërgohet i veçuar në mision, por edhe që të drejtojë një njësi të tërë armatimi, ku të bëjnë pjesë për shembull drona. E hapur është ende nëse avioni do të përdoret për misione pa pilot apo me pilot. Funksionimi i tij do të nisë me aftësi të kufizuara prej vitit 2040.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një sezon plotë me lule/ Veshjet më IN në Pranverë-Verë
Previous article SHIFRAT/ Vrasjet me dashje në Shqipëri "në stratosferë", në 3-mujorin e parë janë rritur me….

anxheladoko

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT