• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Shqiptarizimi” i një debati europian në Gjermani
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Shqiptarizimi” i një debati europian në Gjermani

26 April, 2018 Redaktor1 OP-ED

Ka mjaftuar një vizitë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Berlin, si pikënisja e një turi Europian në vendet anëtare të unionit për ti bindur se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit, për të kuptuar sesa të zotë jemi për ta “shqiptarizuar” çdo gjë që na del përpara.

Kemi “shqiptarizuar” debatet që gjoja janë bërë në Komisionin e Bundestagut për çështjet e BE, duke i sjellë ato në një pjesë të mediave të Tiranës sikur të kishim zbardhur proces- verbalet e komisioneve parlamentare të Shqipërisë.

Kemi “shqiptarizuar” darkën që Kryeministri dhe delegacioni ynë kanë shtruar në një nga restorantet e Berlinit për një pjesë të deputetëve të Bundestagut gjerman.

Kemi “shqiptarizuar” çdo media sado të parëndësishme që ka qenë, mjafton të shkruante gjëra me dy kuptime apo kritike në gjuhën gjermane për vizitën e delegacionit qeveriat shqiptar, duke i përkthyer sipas një fjalori që do ti kishin zili edhe portalet tona të panumërta.

Kemi “shqiptarizuar” çdo fjalë të deputetit të CDU Gunther Krichbaum i cili është ekspozuar shumë pranë qëndrimeve të liderit të opozitës shqiptare në raport me qeverinë për çështjet e detyrave të shtëpisë në procesin e integrimit. Deri në atë pikë sa Krichbaum është bërë më popullor në Shqipëri sesa në Gjermani, aq sa më kollaj qytetarët tanë shqiptojnë emrin e tij, sesa emrat e pjesës anonime të Parlamentit tonë.

Kemi “shqiptarizuar” çdo gjë që lidhej me vizitën dhe deri edhe takimin me dyer të mbyllura të Ramës me Kancelaren Merkel, vetëm e vetëm në funksion të luftës së brendshme politike në Tiranë për të sfumuar dhe zhbërë suksesin politik të mazhorancës qeverisëse, për marjen e rekomandimit për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian, sa me siguri qytetarët ndoshta pyesin:

Përse u dashkan kaq shumë përpjekje për tu anëtarësuar në BE, kur edhe vetë Gjermania që është lokomotiva e saj, e bëkërka luftën, debatin dhe intrigën politike alla shqiptarçe?

A po përpiqemi të integrohemi që të bëhemi pak më shumë “gjemranë” dhe “europianë”, apo sa më shumë avancojmë në këtë proces, aq më shumë i “shqiptarizokemi” ne ata?

Vërtetë debati politik në Gjermani,- siç është paraqitur nga një pjesë e mediave tona,- është as më shumë e as më pak, por thjeshtë një “copy paste” e debateve tona të përditëshme? Apo e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse thjeshtë një sforcim i jashtëzakonshëm propogandistik për të kamufluar kulturën e opozitës sonë të të përjetuarit e kësaj fitoreje, si të ishte një humbje. Dhe kritikat normale gjermane, të vërteta ose të shpikura për konsum në Shqipëri, te perjetuara si një fitore?

Pas kësaj pyetjet që shtron një qytetar i zakonshëm mund të jenë të natyrës:

Nëse opozita jonë e dashka integrimin siç edhe thotë publikisht, përse atëherë nuk iu “gëzua” asaj për ta përshëndetur me tonalitetin që meritonte në momentin e marjes së rekomandimit për çeljen e negociatave?

Nga ana tjetër, përse opozita jonë dhe mediat rrotull saj ekzaltohen sa herë që dëgjojnë apo shkruajnë se është thënë ndonjë fjalë apo është mbajtur ndonjë qëndrim kundër integrimit të Shqipërisë?

Në gjithë këtë kakofoni, kryepyetja e tyre mund të jetë: Opozita jonë, a është realisht pro apo kundër çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?

Këto dhe shumë pyetje të tjera, mund ti lindin vetëvetiu gjithkujt që ka ndjekur orët e fundit, mënyrën sesi është përcjellë vizita e Ramës në Berlin. “Shqiptarizimi” i një debati Europian në Gjermani për procesin e zgjerimit, i cili nuk ka asnjë lidhje të posaçme me Tiranën zyrtare, mund ti shërbejë ushqimit të politikës së ditës me oksigjenin e munguar të kauzave dhe halleve të vërteta të opozitës sonë.

Europianizimi i këtij debati në Shqipëri, është shumë më i thjeshtë se kaq. Gjë që mund të kursejë shumë energji të konsumuara deri më sot në mënyrë të padobishme. Mjafton që gështenjat politike që po mundohen ti nxjerrin me duar gjermane, të nisin e ti nxjerrin vetë. Thjeshtë duke thënë: Jemi kundër hapjes së negociatave. Pak rëndësi ka se çfarë argumentash do të japin pas kësaj. Kjo ndoshta mund ti jepte edhe më shumë zë dhe lidership politik, një debati real mes atyre që janë pro dhe kundër integrimit europian të Shqipërisë.

Ky është një debat i vërtetë, që bëhet në çdo vend tjetër anëtar ose aspirant, krejt hapur, përveçse në Shqipëri. Euroskeptikët janë zëra dhe grupe në rritje në kontinent dhe e thonë këtë hapur, pa asnjë kompleks dhe pa u fshehur prapa gishtit të vet. Kjo ska pse të mos ndodhi edhe në Shqipëri. Ndërsa sa për vota, nuk di nëse marin dot më, pas kësaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e premte 27 prill/ Nëse dikush ju jep ndihmë, pranojeni por kini kujdes nga...
Previous article MOTI/ E premte 27 prill 2018: Orët në vijim mbi 30 GRADË! Por, merrni çadrat me vete pasi RESHJET...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT