Janë mbledhur për të debatuar lidhur me negociatat e Shqipërisë, në studion e gazetarit Artur Zheji, por debati mes Arjan Çanit dhe Denis Dyrnjasë ka kapur kulmet.
Vetëm grushtet kanë munguar, ndërsa situata gati sa nuk është kthyer në dramatike.
Çani e ka nisur duke iu drejtuar Dyrnjasë se “nuk di çfarë është lajmi”, por gazetari i Top Channel i është kthyer hidhur. “Kur bëja unë lajme ti haje patate të skuqme te dera e Koha Jonë”.
Debati i plotë në studion e emisionit “360 Gradë”:
Çani: Ti s’di ça është lajmi
Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme ti haje patate të skuqme te dera e Koha Jonë
Çani: Mos fyej…
Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme ti ishe për një copë picë
Çani: Je fëminor, por je edhe debil. Ti me mbiemër Dyrnjaja më tregon mua se nga ke ardh
Çani: Je infantil komplet
Dyrnjaja: Të lejmë të respektojmë por mos më trego mua profesionin
Çani: Ti më lejon mua të jem këtu?!
Çani: Ti falendero atë djalin që të fton
Dyrnjaja: Ti se di pse më fton mua ai
Çani: Ti je një spiker lajmesh
Çani: Doje sherr vëlla…
Çani: Ore ti smë njef mua
Dyrnjaja: Jo, unë të njof
Çani: Ore ti 45 vjeç? Ti dukesh bebe komplet me atë fytyrë..
Çani: Kujdes me picat o hajvan. Ti je një spiker i vogël lajmesh që hap debat
Dyrnjaja: Se na shofin njerëzit
Çani: Po kush njerëz mo, pse ke kaq merak, e kupton ndryshimin ti vjen për njerëzit


