Ish nën kryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emision “Të paekspozuarit” ku ka folur lidhur me kongresin e programuar nga “selia blu” ditën e djelë.
Për Topallin, kjo mbledhje do të jetë thjesht një farsë duke e lidhur me hetimet në SHBA mbi lobimin rus gjatë fushatës elektorale.
“Ai më konfirmon se çdo gjë rreth tij, rreth figurës së tij, rreth njerëzve të tij janë thjesht gënjeshtër”, shprehet Topalli.


