• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ “I vraftë Zoti ata që të vranë ty”… Hidhërim e dhimbje nga të afërmit e Agim Bucit (FOTO)
Home
Sociale

GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ “I vraftë Zoti ata që të vranë ty”… Hidhërim e dhimbje nga të afërmit e Agim Bucit (FOTO)

26 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dhimbja ka pllakosur familjen dhe të afërmit e Agim Bucit, i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e së mërkurës teksa ndodhej në dyqanin e vogël pranë shtëpisë së tij në Kamëz.

Një tentativë grabitjeje, e cila përfundoi me përdorimin e armëve, i kushtoi jetën babait të 4 fëmijëve. Ai tentoi t’i dilte në mbrojtje bashkëshortes së tij 44-vjeçare, e cila mbeti e plagosur në këmbë, por 52-vjeçari nuk pati të njëjtin fat, plumbat e nxjerrë nga arma e grabitësve i morën atij jetën.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të afërmit e Agim Bucit, e kanë shprehur dhimbjen edhe zemëratën për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të dashur në rrjetet sociale.

“U prefsh në paqe, shpirti jot Agim Buci gjithmonë do jesh në zemrat tona. Sa e padrejtë që është jeta, Zoti i vraftë ata që të vranë ty daja dhe nipi im”, shkruan një e afërme e tij.

Reagimet nuk mungojnë as nga ata që Agim Bucin e njihnin nga afër.

” Një fatkeqësi shumë e madhe, e pabesueshme! Agimi qoftë i Xhenetit, ju pastë lënë jetë e shëndet fëmijëve dhe familjes, Zoti ju dhashtë forcë për ta përballur këtë humbje të madhe! Me mendje dhe zemër jemi me ju! Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit”.

Agim Buci ishte babai i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali 6 vjeç.

Mbrëmjen e së mërkurës, persona të armatosur kërkuan nga bashkëshortja e tij Merita Buci që t’i jepte paratë. Në marketin e vogël në rrugën “OSBE” të Kamzës, bashkë me gruan ishte edhe djali 6-vjeçar. Për të frikësuar autorët ajo kapi një thikë, por grabitësit e qëlluan me pistoletë në këmbë. Në këtë moment, në dyqan hyri 52-vjeçari, i cili u përlesh me një nga agresorët. Ky i fundit i drejtoi pistoletën në gjoks, duke e qëlluar për vdekje.

Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë të mbeten në arrati, ndërsa policia ka shoqëruar të paktën 25 persona dhe ka vënë një shpërblim prej 500 mijë lekësh, për këdo që do të japë informacione të vlefshme për kapjen e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-banorja e Big Brother shkakton të qeshura në rrjet, tregon versionin e saj të "Topit të Mato Grudës" (FOTO)
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Nga “Los Blancos” në “Men in Black”, zbulohet arsyeja e uniformës së Realit

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT