Mësohen detaje të reja nga grupi hetimor i ngjarjes, për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku. Personi i shpallur në kërkim është Kristaq Leci, 29 vjeç.
Leci, nga qyteti i Beratit, dyshohet si bashkëpunëtor i ekzekutorit Mikel Shallarit.
Ky i fundit dyshohet se është vrasësi me pagesë i Artan Cukut, vrasje që dyshohet se është porositur nga Bledar Jambeli.


