• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë tërhiqet nga kandidimi për një pozicion në kabinetin Trump
Home
Nderkombetare

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë tërhiqet nga kandidimi për një pozicion në kabinetin Trump

26 April, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, admirali Ronny Jackson, ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi për pozicionin e kreut të agjencisë së Çështjeve të Veteranëve. Vendimi pason nisjen e hetimeve ndaj tij nga ligjvënësit amerikanë, lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme profesionale dhe përdorim të tepruar të pijeve alkoolike.

Të martën Presidenti Donald Trump tha se e kishte lënë në dorë të zotit Jackson për të vendosur nëse do tërhiqej prej kandidimit për këtë pozicion në kabinetin e tij, që u duk si një shtyrje që po i bënte atij drejt tërheqjes. Por pas kësaj deklarate, zoti Jackson u takua me zotin Trump dhe i tha atij se nuk do të tërhiqej nga kandidimi për të kryesuar departamentin që mbikqyr kujdesin shëndetësor për 13 milionë veteranë amerikanë dhe ku janë të punësuar 377,000 vetë.

Të mërkurën Shtëpia e Bardhë nxiti konfirmimin e zotin Jackson, kur zëdhënësja e zotit Trump Sarah Huckabee Sanders tha “puna e tij si mjek në Shtëpinë së Bardhë ka qënë në përputhje me standartet më të larta”. Ajo tha se Jackson “është vlerësuar së tepërmi” për punën e tij dhe se ai kishte diskutuar lidhur me akuzat ndaj tij me zotin Trump.

Ligjvënësit e të dy krahëve, republikanë e demokratë e shtynë për një kohë të pacaktuar seancën e planifikuar për konfirmimin e tij, ndërsa nisën hetimet rreth akuzave të pambështetura deri tani në prova, se ai ka drejtuar një mjedis toksik pune në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe se pinte gjatë ushtrimit të detyrës.

Zoti Jackson ka refuzuar të komentojë publikisht rreth akuzave, por i ka mohuar disa nga pretendimet tek ndihmës të lartë të administratës, duke thënë se po sulmohet padrejtësisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbrojtësi i Barcelonës i vetëofrohet Juventusit dhe Interit
Previous article Zaimina Vasjari për herë të parë moderatore, ja reality show i ri që do të prezantojë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT