• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZHI/ Dash Shehi thumbon Bashën: Lideri që humb zgjedhjet, largohet…
Home
Shqipëri

MESAZHI/ Dash Shehi thumbon Bashën: Lideri që humb zgjedhjet, largohet…

26 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kritikëve të Lulzim Bashës që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit kur humb zgjedhjet i shtohet edhe ai i aleatit të demokratëve, Dashamir Shehi. I dalë në zgjedhje deputet nga lista e Partisë Demokratike, Kreu i LZHK-së thotë se një përcaktim i tillë duhet të ishte reflektuar në ndryshimet e reja statutore, që pritet t’i kalojnë për votim Kuvendit Kombëtar.

“Kush humb zgjedhjet s’duhet të rrijë më. Duhet të kishte një gjë të shkruajtur, unë them po”.

Analizën për humbjen në zgjedhje e sheh të vonuar nga ana e Lulzim Bashës. Aleatit të tij në opozitë i rendit tre arsye që sipas tij çuan Partinë Demokratike në disfatën e 25 Qershorit.

“Do bërë analizë dhe ajo bëhet dy muaj pas humbjes se zgjedhjeve. Në analizën e marrëveshjes së 18 Majit ka qenë humbje e madhe që na dëmton sot e kësaj dite, e dyta mos përfshirja në nivelin e duhur në Reformën në Drejtësi, sikur ata janë të ndershëm, fituan terren mes ndërkombëtareve dhe e treta sa u bë tërheqja nga Reforma Administrative, ia dorëzuam të gjitha Ramës, fitoi zgjedhjet dhe me votat administron pushtet”.

Për ta rikthyer në një alternativë qeverisëse të djathtën, Lulzim Bashën e fton që të hapë partinë, të lejojë mendimin ndryshe dhe të shkohet drejt një fronti të madh.

“Formula e bashkimit është të pranojmë të ndryshmen. PD do hap fare për korrente të ndryshme politike, do heq gardhi fare. Ta bëjmë front nëse duam të rikthehemi forcë qeverisëse. Debati brenda vetes është i shëndetshëm. Do bërë që tani që në zgjedhje të jenë platformat që bashkojnë njerëzit. Kush ka frikë nga debati s’ka gjë në vijë. Për të hapur një faqe të re i takon Bashës të bëjë një hap të madh, të bëjë revolucionarin, të dali dhe tu thotë ju keni korrentin tuaj se kjo bashkon, kjo është mënyra për të bërë politikë. E ftoj Bashën të bëjë një parti europiane me mendime të ndryshme me korrente. Këtë i ftoj të bëjnë në kongres. A është i zoti ta beje këtë PD kjo e shpëton të djathtën kjo është lëvizje e madhe politike që thyen rregullat e sistemit, pjesa tjetër s’bën gjë”.

Në të kundërt Shehi paralajmëron një skenar më të zymtë për Partinë Demokratike se ai i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Nëse gjithkush do të mbajë karrigen e vetë, s’është çudi që në zgjedhjet e tjera kjo karrige të bëhet më e vogël”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tsipras: Provokimet e Turqisë nuk na trembin
Previous article Koreani Tottenhamit detyrohet nga shteti i tij që të fitojë medalje ose të bëjë ushtrinë

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT