• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Tregu me pakicë i letrave me vlerë, “tërhiqen” bizneset, rënie me 96% e shumës së investuar
Home
Ekonomi

Tregu me pakicë i letrave me vlerë, “tërhiqen” bizneset, rënie me 96% e shumës së investuar

26 April, 2018 anxheladoko Ekonomi

Vetëm katër persona juridikë kanë marrë pjesë në blerjet e tregut primar ndërkohe që një vit më parë për të njëjtën periudhë pjesëmarrja ishte 16. Shuma e investuar ishte 164 milionë lekë me një rënie prej 96% në raport me një vit më pare.  Individët nga ana tjeter nga 8 miliardë lekë të investuara për blerjet e tregut primar kanë fituar terren duke e çuar në 11.9 miliardë ketë vlerë.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë për periudhën janar-mars 2018 u dominua në masën 90.77% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 9.23% ishin instrumente afatgjatë (obligacione).

“Përsa i përket numrit të transaksioneve, 94.35% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë për periudhën janar-mars 2018 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 60.16% dhe 29.98% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.77% të të gjitha transaksioneve në këtë treg” vlerëson AMF.

Ndërmjetësimi dhe blerjet para maturimit në rënie

Zhvillime interesante ka pasur edhe në dy llojet e transaksioneve të tjera sipas AMF.

Kështu transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2018, ka pasur një ulje prej 318 milionë lekë ose 18.59% krahasuar me periudhën janar-mars 2017. Por numri i transaksioneve për këtë kategori është rritur në masën 21.89%. Pra kemi pasur pjesëmarrje më të lartë por shuma investimi më të vogla.

“Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2018, ka pasur ulje prej 32 milionë lekë ose 6.06% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 17.65%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 350 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2018” pohon AMF.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Selimi: Po manipulohet me Ushtrinë e Kosovës
Previous article Barzagli: Kundër Interit? Me zemër për gjithçka

anxheladoko

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT