• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH AJO QË NUK PRITEJ/ Inskenuan rrëmbimin e 11 vjeçarit, prokuroria kërkon dënim për autorët
Home
Aktualitet
Drejtësi

NDODH AJO QË NUK PRITEJ/ Inskenuan rrëmbimin e 11 vjeçarit, prokuroria kërkon dënim për autorët

26 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Më 8 prillin e këtij viti u raportua për një rrëmbim në qytetin e Shtimes, ku viktimë ishte 11-vjeçari Erlis Tafa. Por në realitet, i gjithë rasti kishte qenë inskenim i fëmijës bashkë me fëmiljarët e tij, për të përfituar dokumentacionin valid të shtetit të Belgjikës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate njoftoi se në bazë të hetimeve kishte ardhur në përfundim se nuk kishte të bënte me inskenimin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin e rrëmbimit të fëmijës 11 vjeçar nga Shtimja, rast ky i raportuar më 08.04.2018, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë hetimit të rastit, intervistimit të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, nxjerrjen e video –incizimeve në disa lokacione në qytetin e Ferizajt, kanë arritur në përfundim se nuk ka të bëjë fare më rrëmbim”, thuhej nga policia.

Ishte vetë Erlis Tafa që gjatë intervistimit të policisë kishte pranuar se rastin e kishin kurdisur bashkë me dy djemtë e axhës së tij, me qëllim që i njëjti të përfitojë dokumentacionin valid të shtetit të Belgjikës

“Zbardhja e këtij rasti, i cili në masë të madhe e shqetësoi mbarë opinionin, është arritur pas sigurimit të të gjitha provave relevante, ndërkaq, në prani të punëtorit social dhe të psikologes, është intervistuar i mituri, (E.T.), i cili e ka pranuar se rasti është inskenuar. Sipas tij, rastin e ka inskenuar bashkë me dy djemtë e axhës së tij, me punë në Belgjikë, (V.T.21 vjeç dhe D.T.19 vjeç)”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj kishte urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt si ”Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Periskopi sot ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jasharin i cili ka treguar se deri ku kanë shkuar hetimet rreth këtij rasti.

Sipas kryeprokurorit Jashari, Policia e Kosovës është autorizuar që dy djemtë e xhajes së të miturit të sjellen nga Belgjika në Kosovë, për tu marrë në pyetje.

‘Para hetimeve është menduar se kemi të bëjmë me rrëmbim, pas hetimeve është rezultuar se ka qenë inskenim. Domethënë rastin e kanë inskenuar dy djemtë e xhajës të të dëmtuarit dhe ata për momentin janë në shtetin e Belgjikës. Kemi autorizuar policinë që ata me u ftu për intervistim dhe me fillu procedura penale për dënim apo kallëzim penal ndaj atyre dy djemëve të xhajes ’, ka thënë Jashari për Periskopin.

Kryeprokurori Jashari ka treguar se në momentin që këta dy persona të sigurohen, do të intervistohen dhe do të ngritet kallëzim penal për kidnapim të rremë.
‘Pra është zbulur që nuk ka rrëmbim por lajmërim apo kallëzim të rremë’, ka shtuar Jashari.

Lidhur me këtë rast, policia kishte intervistuar edhe babain e të miturit, i cili e ka pranuar dhe vërtetuar se rasti është inskenuar, por sipas tij, ai nuk kishte qenë në dijeni.
Pjesë e inskenimit ishte edhe mesazhi që ‘rrëmbyesit’ e 11-vjeçarit kinse ia kishin dërguar familjes Tafa, ku i kërkonin 50 mijë euro si kusht për lirimin e djalit.

Tek pas mesnatës, Policia e rajonit të Ferizajt kishte lëshuar një njoftim ku thuhej se i mituri Ervis Tafa ishte paraqitur rreth orës 00:15 në stacionin policor.
Në raport thuhej se viktima kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe ishte paraqitur në polici.

Ky inskenim kishte çuar në këmbë institucionet kompetente si dhe kishte shqetësuar gjithë opinionin publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Takimi me Shullazin dhe tritoli pas ikjes në Greqi”, zbardhet dëshmia e Jani Zakës
Previous article Komshiu i hedh ujë në oxhakun e picerisë, POR acarohet sarandjoti dhe i bën të pabërën

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT