• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU NE PROKURORI/ Verifikim të thelluar çiftit të bashkëpunëtorëve të ngushtë të ADRIATIK LLALLES (DYSHIMET)
Home
Breaking News

VETTINGU NE PROKURORI/ Verifikim të thelluar çiftit të bashkëpunëtorëve të ngushtë të ADRIATIK LLALLES (DYSHIMET)

26 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fatjona Memçaj do të jetë prokurorja e dytë që do t’i nënshtrohet Vetingut, bashkëshorti i saj ish-ndihmës ligjor i Adriatik Llallës, vetë ish-shefe e kabinetit, deklaron se ka blerë një makinë me overdraft. Lajmi bëhet publikë nga burime zyrtare të këtij procesi.

Fatjona Memçaj do të jetë prokurorja e dytë, e cila do t’i nënshtrohet procesit të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Memçaj është prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, ndërsa do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli në datën 30 prill, për t’u njohur me rezultatet e kontrollit.

Duke iu referuar asaj çka ka deklaruar në deklaratat e pasurisë nga vitit 2003 deri në vitin 2016, zonja Memçaj duket se e kalon testin e ligjshmërisë së pasurisë, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë nga hetimi i thelluar i komisionit të Vetingut dhe hetuesve ndërkombëtarë.

Madje, prokurorja Memçaj deklaron se ka blerë një makinë Gofl 4, me vlerë 6 mijë euro, me overdraft si dhe duke shitur një makinë modeste. Ndërkaq, zonja Memçaj rezulton pjesë e rrethit të besuar dhe ish-bashkëpunëtore ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në vitin 2013, prokuroja Fatjona Memçaj ka qenë drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, kur kjo e fundit drejtohej nga Adriatik Llalla, i cili sot ka një llogari të hapur me drejtësinë. Ndërsa në vitin 2008, prokurorja Memçaj ka mbajtur postin e drejtores së Drejtorisë Juridike në Institucionin e Presidentit të Republikës, gjatë Presidencës së Bamir Topit. Ndërkaq, bashkëshorti i saj, Dashamir Alsula rezulton se ka qenë ndihmës ligjor i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë periudhës prill-dhjetor të vitit 2016.

Gjithsesi, këto funksione jashtë detyrës si prokurore pritet të mos kenë ndikim në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nëse zonja Memçaj do të vijojë të shërbejë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri apo do të shkarkohet nga detyra. Disa ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra Besa Nikëhasanin, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, me argumentin se nuk justifikon një pjesë të pasurisë së deklaruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusia lëshon në orbitë një satelit për monitorimin e oqeaneve
Previous article Turqia mahnitëse me stadiumet spektakolar, ka gati kandidaturë për Euro 2024

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT