Detaje të tjera zbulohen nga tentativa e grabitjes ne Kamez një natë më parë, ku mbeti i vrare 52 vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44 vjeç.Policia gjeti ne vendin e ngjarjes vetëm një gëzhojë pistolete. Policia ka mundur te rindërtojë skemën e vrasjes.
Ne marketin “Gerti” në rrugën ‘OSBE’ janë futur 2 persona me bluza sportive me kapuç dhe kapele. Njeri prej tyre ka pasur pistolete. Nën kërcënimin e armës ata kanë kërkuar paratë, por 52-vjecari ka refuzuar dhe ka tentuar ta bllokoje grabitësin e armatosur duke e kapur në bel.
Në atë moment ai është qëlluar në gjoks me armë. Bashkëshortja Merita ka tentuar ta mbrojë të shoqin duke sulmuar agresorët me thikë të cilën e kishte në dyqan. Thika u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua nga policia.
Gruaja është plagosur në këmben e djathtë me një plumb. Po behet serish këqyrja e vendit të ngjarjes me drite natyrale për të gjetur gëzhojën tjetër. Skenën e ka parë edhe fëmija 6-vjecar i çiftit i cili ndodhej ne market. Marketi ishte ne oborrin e shtëpisë së çiftit ku jetonte me 4 fëmijët. Marketi ka pasur kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga policia dhe do ndihmojnë për identifikimin e autorëve.


