• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lezha me rrugë të shkatërruara, bashkia nuk merr masa
Home
Sociale

Lezha me rrugë të shkatërruara, bashkia nuk merr masa

11 November, 2017 k.autor Sociale

Rruga që lidh dhjetra familje me qytetin e Lezhës është tërësisht e rrënuar, banorët e zonës thonë se situate është e till prej kohësh, ndëra bashkia e Lezhës nuk ka marrë asnjë masë për rregullimin e saj. Në kohë më shi rruga është e pakalueshme për fëmijët që shkojnë në shkollë

Edhe pse shumë pranë qendrës së qytetit Lezhës, rruga që të çon për në lagjen pranë Drejtorisë së Bordit të Kullimit është tërësisht e shkatërruar.

Ky segment rrugor i cili është më pak se 500 metra ka degraduar plotësisht. Mjaftojne pak reshje shiu që rruga të bëhet e pakalueshme nga gropat dhe balta, duke izoluar me dhjetra familje në dy anet e sajë.

Fëmijet janë ata që përballen më shumë me veshtirësit e rrugës pasi çdo ditë u duhet të shkojnë në shkollë dhe shpep rruga bëhet e pakalueshme. Banoret thonë se kjo problematike vijon prej shumë vitesh, Bashkia është në dijeni të kësaj situte por nuk ndërhyn.

“Ka shumë vite që vazhdon gjendja kështu, mund ta shikon edhe vetë situatën.

Kemi fëmijë, kemi edhe të sëmurë, rruga mbushet me uji, duhet patjetër ti marrim me makinë ose në krahë,” shprehet një banorë që udhëtonte me makinë.

“Më problem të madh se kjo rrugë nuk ka asgjë tjetër, 100 herë është bërë problem te bashkia, por bashkia nuk e vë ujin në zjarr, nuk ndreq dot punët e veta e jo të popullit. Ne nuk guxojmë të dalim me këpuc, përveçse me çizme.

Për fëmijët është problem, nuk mund të shkojnë në shkollë, edhe për të sëmurët është problem të ikin në spital” tregon një banor i Lezhës.

“Fëmijët mund ti çojmë në shkollë vetëm nëse u veshim çizme e të shoqëruar çdo ditë, ndryshe është e pamundur. Sezoni i dimrit është problem për shkak të ujit, baltës dhe gropave.

Është për faqe të zezë, lagja Besëlidhja që lidhet me rrugët e qytetit, problemi është ngritur  një milion herë, se çfarë kanë bërë shikojeni vet,” shpjegon një banor.

Bashkia Lezhë justifohet më faktin se nuk ka fonde për të ndërhyre në rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.

Në këto kushte banoret e kësaj lagje duhet të marrin masa që të lëvizin me çizme, pasi zgjidhje e këtij problemi duke enede shumë larg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Personat me këtë grup gjaku janë vërtetë specialë
Previous article Pesë gjërat që vënë re meshkujt kur shohin një vajzë të zhveshur

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT