• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORI/ Mata Hari, jeta e jashtëzakonshme e spiunes më legjendare të botës
Home
Gossip

HISTORI/ Mata Hari, jeta e jashtëzakonshme e spiunes më legjendare të botës

15 October, 2017 Redaktor1 Gossip

Nuk pranoi t’ia lidhnin sytë dhe i vështroi ngultas pjesëtarët e plutonit të ekzekutimit, që hapën zjarr ndaj saj 15 tetorin e vitit 1917.

Kështu vdiq në moshën 41-vjeçare Mata Hari, femra e parë agjente e viteve 1900, emri i së cilës shumë shpejt do të kthehej në legjendë.

Balerina e çlirët holandeze, Margaretha Geertruida Zelle, magjepsi asokohe me hiret e saj meshkujt e gjysmës së Europës, por loja e dyfishtë me Gjermaninë dhe Francën i rezultoi fatale.

Plot 100 vite pas vdekjes, miti i saj vazhdon të jetë i gjallë. Mata Hari, e kthyer në simbolin e misterit dhe joshjes, u ekzekutua në poligonin ushtarak francez të Vincennes, si spiune e gjermanëve. Trupin nuk ia tërhoqi askush, e për këtë arsye u vendos në një varr të përbashkët.

Një metër e 78 cm e gjatë, lëkurë, flokë e sy të errët, Mata u dashurua me kërcimin oriental të Sumatrës, ku u vendos bashkë me të shoqin kapiten anijeje. Ndarja erdhi pas rikthimit në Europë, kur vendosi ta gjejë fatin e saj në Paris.

Me kërcimin e veçantë ra shpejt në sy dhe suksesi nuk vonoi të mbërrinte. Por rikthimi në Hagë në vitin 1916 dhe lidhja me konsullin gjerman, Alfred von Kremer, do të shënonin hyrjen e saj në rrugën e agjenturës.

Mata u bë spiunia “H21”, e më pas, në Gjermani do të njihej me kodin “AF44”. Përcolli shumë informacione, por injoroi faktin që mbikëqyrej nga kundërspiunazhi anglez e francez. Një numër i madh zyrtarësh francezë, me të cilët kishte pasur lidhje intime, e mbrojtën deri në fund, por pa dobi.

Loja e dyfishtë i kushtoi jetën, edhe pse mohoi gjithçka dhe vazhdoi të këmbëngulte se u denoncua pa të drejtë nga një mashkull i refuzuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, 16 tetor
Previous article MAQEDONI/ LSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komuna

Redaktor1

Postime të ngjashme

MOMENT HISTORIK/ Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes Gossip

MOMENT HISTORIK/ Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes

"KISHA FRIKË MOS MË KISHTE HARRUAR"/ Fero përlot me rrëfimin për të bijën pas dy vitesh larg saj: E putha në ballë, nuk fliste më shqip… Gossip

"KISHA FRIKË MOS MË KISHTE HARRUAR"/ Fero përlot me rrëfimin për të bijën pas dy vitesh larg saj: E putha në ballë, nuk fliste më shqip…

"PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT"/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin Gossip

"PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT"/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT