• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARTAN CUKUT/ Vrasësi, Bledar Jambelli kërkohet në Spanjë. Dyshohet se ai… (VIDEO)
Home
Breaking News

VRASJA E ARTAN CUKUT/ Vrasësi, Bledar Jambelli kërkohet në Spanjë. Dyshohet se ai… (VIDEO)

25 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bledar Jambelli, i kërkuar nga policia si porositësi i vrasjes së ish- kreut të Policisë së Vlorës Artan Cuku, dyshohet se fshihet në Spanjë. Verifikimet e kryera, konfirmuan se deri para pak javësh ai qëndronte në kryeqytetin spanjoll në Madrid. Për shkak se ai ka ndryshuar herë pas herë vendin e strehimit dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara ka mundur t’iu shpëtojë policisë.

Në Spanjë ai dyshohet se është ribashkuar me një grup shqiptarësh të përfshirë në trafik droge e vrasje. Këto aktivitetet të paligjshme shkaktuan një luftë mes bandave shqiptare në Spanjë. Nga këto përplasje në vitin 2006, u vra Seldi Zanaj, në Barcelonë. Për këtë krim u dyshua Sokol Rama. Në shenjë hakmarrjeje me 11 Nëntor 2006, në qendër të Vlorës, u vra oficerja e Marinës, Eleonora Rama 47 vjeçe, nëna e Sokol Ramës.

Tri javë më vonë, pranë Pusit të Mezinit, Bledar Jambelli në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se vrau për llogari të Sokol Ramës, Shpëtim Mukën, daja i vëllezërve Zanaj. Në këtë atentat u plagos edhe nipi tjetër i Mukës, Edvin Zanaj, i cili u vra me 1 Nëntor të vitit 2007, në afërsi të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Edhe në këtë vrasje dyshohet se është përfshirë Jambelli. Arrestimi i tij, në vitin 2012, nga Policia e Vlorës që drejtohej nga Artan Cuku, mund të kishte çuar në dokumentimin e një serie vrasjesh mes dy grupeve. Pikërisht ky është edhe shkaku që mendohet se ka çuar Jambellin të porosisë vrasjen e Cukut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Milan" gati ta largojë/ Mirabelli: E dija që kisha, kaq shumë armiq në ekip
Previous article Këto ushqime mbajnë nën kontroll çrregullimet hormonale

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT