Nga Dibra kryeministri Edi Rama ka vijuar me daljet publike duke afruar banorët me risinë më të fundit të qeverisë, platforma shqiperiaqeduam.al ku mund të bëjnë të gjitha ankesat. ” Mos humbisni kohë dhe energji duke kërkuar mik për një hall me shtetin, kjo është rruga që qeveria të bëhet miku juaj i drejtëpërdrejtë”.
“Një nga hallet më të mëdha në këtë vend është se po c’e se nuk ndesh në njeriun e duhur në zyrën ku troket je në det të hapur. Ne po punojmë cdo ditë për ta luftuar dhe zmbrapsur, pasi kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë.
“Thotë tradita që të gjesh një mik, të gjesh një kushëri që ka mundësi ti thortë dikujt që k amë shumë influencë, të takohesh me x, të marrësh rrugën të takosh deputetin në Tiranë, pra gjëra që kushtojnë shumë ekonomikisht por edhe kohë. Duke pasur këtë platformë, që ne do ta shrijmë në të gjithë Shqipërinë, ky është një aplikacion për të zgjedhur probleme. Ministri dhe ministrja janë përgjegjës për çdo ankesë të qytetarit. Është shumë e shkurtër si rrugë, mjafton të hysh të bësh me dije problemin, dhe një skuadër me vajza dhe djem që nuk vijnë nga rruga por që kanë pasur punuar më parë, vihen në lëvizje për 10 ditë për të zgjedhur problemin”. /AlpeNews.al/
“Regjistrohuni në platformën www.shqiperiaqeduam.al 🇦🇱Shkarkoni aplikacionin në telefononin tuaj dhe jeni online me qeverinë, për çdo ankesë, kërkesë, sugjerim apo çështje në interesin tuaj. Mos humbisni kohë dhe energji duke kërkuar mik për një hall me shtetin, kjo është rruga që qeveria të bëhet miku juaj i drejtëpërdrejtë. Sëbashku, mund të zgjidhim pa humbur kohë probleme e halle të krijuara nga burokracia dhe mund të pastrojmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve të zakonshëm.”
ERTV Live😊: Burrel – Regjistrohuni në platformën www.shqiperiaqeduam.al 🇦🇱 Shkarkoni aplikacionin në telefononin tuaj dhe jeni online me qeverinë, për çdo ankesë, kërkesë, sugjerim apo çështje në interesin tuaj🤝 Mos humbisni kohë dhe energji duke kërkuar mik për një hall me shtetin, kjo është rruga që qeveria të bëhet miku juaj i drejtëpërdrejtë✌Së bashku, mund të zgjidhim pa humbur kohë probleme e halle të krijuara nga burokracia dhe mund të pastrojmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve të zakonshëm💪
Posted by Edi Rama on Samstag, 11. November 2017


