Vetëdorëzohet ditën e djeshme në Policinë Turke ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë. Ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë.
Haxhia ishte ai i cili bëri publik lajmin e vetëdorëzimit në Policinë Turke përmes rrjetit social FaceBook. Por sic mund të kuptohet tani llogaria përdoret nga partnerja e Haxhisë.
Nëpërjet një statusi njoftimi që nga tani, e deri në daljen e Haxhisë nga burgu, llogarinë do ta përdorë partnerja e tij, ndër të tjera ajo shkruan: Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk,naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty…
Kjo lë të kuptohet se Izet Haxhia dhe partnerja e tij janë në pritje të një fëmije së bashku.
SHKRIMI I PLOTE:
“Pershendetje te gjitheve ju, miq te mire te Izetit!
Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk,naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty…
Eshte mire, eshte i forte si gjithmone,dhe me kerkoi t ju falenderoja te gjitheve ju, miqte e tij,per mbeshtetjen tuaj, per mos-indiferencén tuaj, per solidaritetin dhe per besimin tuaj se e keqja ka nje fund…
Une nuk dua te hyj ne politike, por e dua Atdheun tone, si ne te gjithe! E bej pjese tek njerezit optimiste( per disa, naive) qe besojne se nese secili nga ne e ngre zerin, indinjohet, kerkon pergjegjesi, bertet per drejtesi, nuk kenaqet me pak, ben zhurrme e potere ne emer te amaneteve te te pareve tane, ne emer te se drejtes per te patur nje Atdhe te denje per femijet tane,atehere… dikush, dikur, do te shkundet nga themelet, do te levize e do te jape pergjegjesi!
Heshtin dhe rrine indiferente vetem te vdekurit!
Secili nga ne ka ne dore nje gur te vogel per te levizur, nje gur te vogel per te vendosur drejtesine !
Izeti eshte dashuria ime, por eshte edhe miku juaj, eshte edhe nje shqiptar qe do te perballet me kucedra e qe
s do t a leme vetem! Kurrsesi, jo!
Shpirti im, fakti qe ti ekziston e qe merr fryme, m a ben kete bote plot shprese, plot gezim, plot drita..
Kam shume arsye per te te dashur, e ndoshta s kam asnje… kjo s ka rendesi! Sepse dashuria nuk analizohet , as logjikohet! Dashuria, dashurohet! Ti je i vetmi im!Ti je heroi im,ti je trimi im, ti je malesori im, ti je zemra e shqiptarit qe s dorezohet, ti je mrekullia ime…
Te jem dashuria jote, eshte nderi dhe krenaria ime!
Do te jem e forte, do te jem e forte sic ti me kerkove…!!!
Pavaresisht, se shpirti po me shkulet nga dhimbja, e malli eshte nje gur i rende e i zi… Por, kjo eshte tjeter teme, me perket vetem mua,e vjen me pas..
Kam nje perqafim te vecante, per nje grua te vyer, per nje malesore fisnike e me zemer te madhe, per “nanen” tende… Ja puth rrudhat e vuajtjeve e dhimbjeve, nje e nga nje♥️! Qendro e forte!
Izet Haxhia, driteza ime,te dua sot e pergjithmone!
Jam me ty, jemi te gjithe me ty, cdo shqiptar qe do drejtesine sot eshte me ty!
Kurajo e zemren plot, i bukuri im!”


