Është liruar nga sekuestroja pasuria e biznesmenit NIKOLIN JANINA e sekuestruar në vitin 2017 pas i Janina akuzohej nga autoritetet spanjolle si lider i nje bande kriminale.
Behej fjale per mje pasuri prej disa miliona eurosh.
Nikolin Janina është nga biznesmenet me te medhenj ne vend, ai ka ne pronesi dhe administrim kompanite e pllakave dhe hidrosanitareve “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, apo e njohur si “Porcenalosa”.
Policia e Shtetit sekuestroi rreth 4 milionë euro pasuri të pajustifikuara në vitin 2017, në pronësi të një biznesmeni hidrosanitaresh në Tiranë Nikolin Janina.
Apartamente në Tiranë e Vlorë, garazhe dhe sipërfaqe toke në zona të ndryshme në bregdetin e Jugut, në pronësi të Nikolin Janinës, i kaluannë administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave por pak kohe me pare u mor vendimi i lirimit te tyre pasi përfaqësuesit ligjorë të biznesmenit Janina kanë paraqitur bilancet vjetore të kompanisë “Alba Ceramika”, duke pretenduar se e gjithë pasuria e Janinës, është e ligjshme dhe se nuk ka rrjedhur nga ndonjë përfitim të paligjshëm.
Gjykata pasi është njohur me këto pretendime ka vendosur të lirojë duke hequr nga sekuestroja të gjitha pasuritë e ngrira nga prokuroria. Nisur nga këto kushte, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka pushuar hetimet, duke ndalur ndjekjen penale për këtë rast.
Përgatiti: AlpeNews.al


