• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LAJM I KEQ për ata që duan të marrin kredi, pritet rritja e interesave
Home
Ekonomi

LAJM I KEQ për ata që duan të marrin kredi, pritet rritja e interesave

25 April, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Në tre muajt e parë të vitit, standardet e kredisë si për qytetarët, edhe për biznesin, janë shtrënguar. Pavarësisht se kërkesa për hua ka qenë e lartë, kushtet për të marrë kredi për shtëpi apo kredi konsumatore kanë qenë më të vështira.

Të dhënat jepen nga Banka e Shqipërisë në raportin e vrojtimit të aktivitet kreditues për 3 muajt e parë të 2018. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, theksohet se edhe për 3-mujorin e dytë e vitit kushtet e kredisë për shtëpi dhe konsum do të vazhdojnë të jenë të shtrënguara.

Bankat presin që për 3-mujorin e dytë të ketë rënie të aktivitetit kreditues, si dhe rritje të interesave si për huan në lekë dhe valutë.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018, bankat presin shtrëngim të standardeve të kreditimit si për bizneset, ashtu edhe për individët. Në tremujorin e dytë të vitit 2018, bankat presin një ngadalësim të aktivitetit kreditues, si në monedhën vendase, ashtu edhe atë të huaj. Për të njëjtin tremujor, normat e interesit të kredisë priten më të larta, si në lekë, ashtu edhe në valutë”, thuhet në raportin e vrojtimit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, faktorët që kanë ndikuar në shtrëngimin e standardeve të kredisë dhënë për individë ishin: gjendja financiare e individëve, situata në tregun e pasurive të paluajtshme, si edhe kreditë me probleme.

Nga ana tjetër, niveli i likuiditetit, mjaftueshmëria e kapitalit të bankave dhe konkurrenca në sektorin bankar kanë vepruar në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit edhe për këtë tremujor. Kërkesa për kredi nga qytetarët, në tremujorin e parë të vitit 2018, është raportuar më e lartë, si për kredi për blerje banese, ashtu edhe për kredi konsumatore.

Kërkesa për kredi pritet të jetë në rritje edhe në tremujorin e ardhshëm. Sipas raportit të vrojtimit, faktorët me ndikim shtrëngues në standardet e kredisë për biznese ishin problemet specifike të sektorit, ku vepron biznesi, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike, kreditë me probleme, si edhe mjaftueshmëria e kapitalit. Ndërsa konkurrenca në tregun bankar rezultoi si faktori i vetëm me ndikim pozitiv në lehtë- simin e standardeve të kredisë për bizneset gjatë këtij tremujori. PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tottenham i kërkon Unitedin Luke Shawin plus 45 milionë euro për Rose
Previous article LIDER I NJË GRUPI KRIMINAL NË SPANJË/ Lirohet nga bllokimi pasuria e biznesmenit të “Porcelanosa”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT