• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Truproja e Bin Laden qëndron në Evropë/ Gjermania i jep mbi 1 mijë euro në muaj
Home
Nderkombetare

Truproja e Bin Laden qëndron në Evropë/ Gjermania i jep mbi 1 mijë euro në muaj

25 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Një tunizian që dikur mbronte nga afër Osama Bin Ladenin, jeton në Gjermani prej vitit 1997 dhe përfiton plot 1.168 euro ndihmë sociale çdo muaj.
Shifra është zbuluar nga një qeveri rajonale, pasi “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), një parti e ekstremit të djathtë hapi debatet mbi një person të quajtur Sami A.

Media gjermane nuk e raporton emrin e plotë të tij, për shkak të kufizimeve ligjore mbi privatësinë. E megjithëse ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Bin Ladenit, truprojë e tij, ai mohon lidhjet me xhihadistët.

Deportimi në Tunizi është përjashtuar, për shkak se dyshohet se ai mund të torturohet nëse dërgohet atje. Tortura, ndërkohë, është e ndaluar bazuar mbi Konventën europiane të të Drejtave të Njeriut.
Bin Laden drejtoi rrjetin xhihadist “al-Qaeda” dhe miratoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat speciale amerikane në Pakistan, në vitin 2011.
Të paktën 3 nga pilotët kamikazë të sulmeve të 11 shtatorit ishin pjesëtarë të qelizave të “al-Qaeda”-s të bazuara në Hamburg, në veri të Gjermanisë.
Sipas dëshmitarëve të një gjyqi antiterror në Gjermani, në vitin 2005, Sami A. kishte shërbyer për disa muaj gjatë vitit 2000 si një prej truprojave të Bin Ladenit në Afganistan. Ai e mohon këtë, por gjykatësit në Dyseldorf u besuan më shumë dëshmitarëve.
Sami A. u hetua për lidhjet e pretenduara me “al-Qaeda”-n, por nuk u akuzua formalisht. Ai jeton në Bochum së bashku me bashkëshorten gjermane dhe 4 fëmijë. Pasi mori lejen e rezidencës së përkohshme në Gjermani, në vitin 1999, ai iu nënshtrua disa kurseve teknologjike dhe u transferua në Bochum në vitin 2005.
Aplikimi i tij për azil u refuzua në vitin 2007, sepse autoritetet e listuan atë si një rrezik për sigurinë. Ai thuhet se paraqitet çdo ditë në stacionin më të afërt policor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, strategjia e Bashkimit Europian
Previous article Nuk do ta besoni/ Ja sa milionë i përgatit Real Madridi për Kylian Mbappen

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT