• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGON Policia/ Çon bilancet, zbulohen sa janë humbjet e “Gulf” në 3 vjet biznes
Home
Breaking News

REAGON Policia/ Çon bilancet, zbulohen sa janë humbjet e “Gulf” në 3 vjet biznes

25 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një material shtesë ka mbëritur në prokurorinë e Tiranës, e cila prej ditës së premte ka nisur hetimet lidhur me falimentin e menjëhershëm të kompanisë së naftës “Gulf”. Bëhet fjalë për disa deklarime dhe bilance të kësaj kompanie, ku janë referuar pasqyrat financiare të këtij biznesi.

Në materialin e policisë së Tiranës referuar prokurorisë janë dhe disa denoncime të bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm, të cilët kanë rënë pre mashtrimit me tollonat e naftës. Në deklarimet që kanë dhënë menaxherët e kësaj kompanie, ata kanë pretenduar se kanë shitur naftën sipas diretivave të kryemenaxherit të kompanisë Albano Aliko. Gjithashtu menaxherët kanë pohuar se ende nuk kanë marrë pagesat mujore, duke e ndjerë veten të mashtruar.

Burimet pranë prokurorisë së kryeqytetit i thanë gazetës “Shqiptarja,com” se janë duke verifikuar të dokumentacionin dhe nxjerjen e një bilanci përfundimtar për sa i përket përllogaritjes së dëmit financiar që kjo kompani ka shkaktuar. Deri në këto momente dëmi përllogaritet dike tek 5 milion euro, por ende prokurorët e Tiranës nuk kanë në tryezën e punës së tyre një ekspertizë të saktë për këtë pjesë.

Në bilancet ekonomike që policia ka referuar në prokurori, rezulton se “Sun Petroleum Albania” gjatë viteve 2015 dhe 2016 ka pasur humbe të mëdha. Duke verifikuar pasqyrat financiare, rezulton se kjo kompani ka dalë me humbje të mëdha, dhe se çuditërisht kompania premton se këto humbje financiare do ti rikuperojë gjatë fitimeve që do të ketë gjatë punës në vitet në vijim.

Por në fakt këto fitime nuk erdhën kurrë, derisa “Sun Petroleum Albania” javën e kaluar vendosi të shpallë falimentin, duke mashtruar njëherësh qindra persona dhe biznese, të cilët kishin blerë naftë nëpërmjet tollonave dhe kartave elektronike. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plota bilancet e kësaj kompanie, madje në një vendim të marrë nga ortaku i vetëm i kësaj shoqërie David Okrotsovidze, mbajtur në 20 qershor 2017 thuhet se:”… miratojmë humbjen ushtrimore të vitit 2016 në shumën 274,199,148.00 lekë të reja.

Kjo humbje do të mbulohet nga fitimet e periudhave të ardhshme…”. Por edhe në bilancin e vitit 2015, kompania e sipërcituar nuk ka qënë në gjëndje të jetë me fitim. Kjo pasi sipas dokumentave që zotëron “Shqiptarja.com”, humbjen gjatë ushtrimit të aktivitetit tregtar gjatë 2015 shkojnë në shifrën 289.442.355 lekë të reja. Por vijimi i humbjeve të kësaj shoqërie shkojnë edhe më thellë në vite, pasi në datën 30 qershor 2014 kompania në fjalë ka miratuar bilancin e saj, ku rendit një humbje financiare prej 26.281.908 lekë të reja.

Edhe këtë herë, përfaqësuesit e kësaj shoqërie e justifikojnë humbjen me premtimin se do e rikuperojnë në fitimin e vitit të ardhshëm. Megjithëse në total kjo kompani ka paraqitur në bilancet e saj të tre viteve një humbje prej 589.923.411 lekë të reja, kjo kompani sërisht ka vijuar qetësisht të punojë, duke mos u ndaluar në asnjë moment nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. E çuditshme është se si një biznes që hyn në kategorinë e taksapaguesve të mëdhenj, është toleruar nga vetë instatncat shtetërore, duke krijuar këtë situatë kolapsi dhe mashtrimi.

Pavarësisht kësaj situate dhe neglizhence, pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës do i drejtohet gjykatës së kryeqytetit duke kërkuar masë “arrest me burg’ për menaxherin Albano Aliko dhe administratorin e kompanisë gjeorgjianin Irakli Svenadze.

Të dy këta persona janë larguar duke ju fshehur drejtësisë, ndërkohë që Svenadze ka dhënë dorëheqjen nga kompania dhe është larguar nga Shqipëria vetëm 24 orë para se prokuroria të niste hetimin. Burime pranë prokurorisë thanë se arrestimi i dy protagonistëve të këtij mashtrimi, mund të jetë dekonspiruar nga policia, pasi kësaj të fundit ju kërkua ndalimi I Albano Aliko dhe Irakli Svanedze, por pa rezultat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Raporti i ‘Freedom House’ për lirinë e mediave, ku renditet Shqipëria dhe Kosova
Previous article Gjithmonë konfuzë dhe bëjnë gjithçka lëmsh! Njihuni me 6 shenjat më rrëmujaxhie të horoskopit

Redaktor2

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT