• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dashamir Shehi: Partisë Demokratike i nevojitet FRYMË, dhe jo statut i ri
Home
Shqipëri

Dashamir Shehi: Partisë Demokratike i nevojitet FRYMË, dhe jo statut i ri

24 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Partisë Demokratike i nevojitet frymë dhe jo statut i ri.

I këtij mendimi është kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i cili thotë se vendimtare për këtë parti është hapja për korrentët.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Shehi thotë se vetë ai nuk di të bëjë diferencën mes statutit që ishte dhe këtij që është sot.

Dashamir Shehi: PD nuk ka vuajtur nga statutet. Është një dokument që nëse respektohet luan një rol, nëse nuk respektohet nuk luan ndonjë gjë të madhe.Nuk është puna se statutet më përpara në PD ishin më të këqia, puna është se në PD zoti Basha e ka për detyrë, besoj se duhet ta ketë dhe për nder, nëse mendon me gjithë mend se po hap një faqe të re politike, të bëjë disa gjëra të tjera pak më të rëndësishme se statuti. Jam i bindur se tre çereki në PD nuk e dinë fare se çfarë ka qenë statuti i vjetër dhe çfarë është i riu dhe ku është diferenca. Nuk është çështje statuti, duhet një frymë tolerance. I kam sugjeruar 100 herë të hapë partinë për korrentët. Jemi në kohë të reja, nuk mjafton  të jesh një lider, korrentët janë një formulë për të bashkuar të gjitha ata që janë ndryshe.Kongresin e kanë përpara, mund ti bëjnë të gjithë këto ndryshime. Kjo do të ishte, ta revolucionojmë jetën e brendshme të partisë më të madhe opozitare. Uroj të gjendet formula për tu bashkuar por unë mendoj se nuk mjafton statuti.Po të ishte korrente dhe një si puna ime që kam ikur 20 vjet përpara…Unë nuk di të dalloj nga lëviz ai statuti i vjetër me këtë të riun.

Lidhur me debatin për dorëheqjen e kryetarit, Shehi ka këtë koment:

Shehi: Nëse ti humb një herë, dy herë, duhet të largohesh. Shkruhet apo nuk shkruhet në statut. Berisha iku se i humbi zgjedhjet.Kemi pasur dhe raste të tjera të doreheqjeve, Nano.Unë do të isha të shkruhej diçka megjithatë po të ketë një frymë brenda partisë. Se duhet me pritë që të humbë dy herë, nëse punët nuk shkojnë mirë unë mendoj se mund të ikë dhe përpara. Mundësinë që brenda një partie të thonë idetë e veta pa pasur frikë se çfarë mendon grupi i mazhorancës se nuk po them i kryetarit.Nuk e di se çfarë do të bëjnë të dielën, uroj që të kenë kapacitetin jo thjesht të absorvojnë ata që janë larguar nga PD, por sigurisht dhe ato sepse shumë vlera janë lënë jashtë në këtë periudhë, por një statut që të tërhiqte me mijëra qytetarë dhe intelektualë, ajo që ka ndodhur në vitet ’90 që na dha një shpresë si shoqëri dhe fatkeqësisht e shpërdoruam.

Kundërshtitë e krijuara mund të krijojnë një çarje të PD.

Shehi gjykon se drejtuesi i kësaj partie siç gjen gjuhën e bashkëpunimit me ata që deri dje ishin në qeveri e ka më të lehtë ta gjejë me kolegët.

Shehi: Mundet. Sa më shumë grupe do jetë më e vështirë për ti kordinuar. Por edhe ndonjë dramë të madhe nuk do të bëja për këtë punë. Shikojmë që brenda PD kanë kurajon të bashkëpunojnë me ato që deri dje ishin në qeveri, nuk duhet ndonjë kurajo e madhe për të bashkëpunuar me kolegët e vet. Janë më afër se ortakët opozitarë që kemi sot të cilët deri dje qeverisnin bashkë me Edi Ramën. Brenda PD ka kaq shumë kurajo sa për të kapërcyer ylberin. Besoj se brenda gjuhës blu dhe mund ta gjejmë marrëdhënien.

Por sa janë mundësitë për një bashkim si ai i ’90?

Shehi: Nuk është e nevojshme, nuk është fotografi gjimnazi. Njerëzit lëvizin, evulojnë, emancipohen,politika ka interesat brenda, dikush ka bërë zigzaget e veta. Nuk ka ndonjë rregull të artë në këtë mes.Ideja që këto që e kanë bërë duhet ta trashëgojnë nuk është më racionale, në politikë duhet ti hapim dyert për të gjithë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazetari: Do nxjerr emrat e zyrtarëve të lartë të lidhur me të kërkuarit për TRAFIK DROGE dhe...
Previous article Skuadra e Miriamit nuk ndahet dot, shikoni çfarë bëjnë pas ‘The Voice Kids’

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT