• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E SHKUARA KRIMINALE/ Kush është Bledar Jambelli, POROSITËSI i vrasjes të Artan Cukut… (VIDEO)
Home
Breaking News

E SHKUARA KRIMINALE/ Kush është Bledar Jambelli, POROSITËSI i vrasjes të Artan Cukut… (VIDEO)

24 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bledar Jambelli, i dyshuar si porositës i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, është arrestuar 6 vite më parë si i përfshirë në tre vrasje. Ka qenë vetë Cuku i cili në cilësinë e drejtorit të Policisë së Vlorës, ka rihapur hetimet për dosjet e vjetra dhe çoi në pranga në dhjetor 2012, Bledar Jambellin atëherë 32-vjeç.

Historiku i krimeve ku ka qenë i përfshirë Bledar Jambelli ka nisur në Spanjë në vitin 2006 pas prishjes së pazareve të drogës.

Në atë kohë, Sokol Rama u dyshua si autor i vrasjes së Niko Delajt, xhaxhait të Amarildo Delajt, i vrarë në qershor 2012 në Vlorë, ndërsa Bledar Jambelli dyshohej bashkëpunëtor në krim. Rama u kap nga autoritetet spanjolle për vrasjen e dyfishtë, por për mungesë provash u la nën masën “detyrim paraqitjeje”.

Dy muaj më vonë, nëntor 2006, u vra e ëma e Sokol Ramës për hakmarrje. Autorësinë e krimit e mori përsipër vëllai i Slejdi Zanajt. Daja i vëllezërve Zanaj u qëllua për vdekje në dhjetor të vitit 2006. Edvin Zanaj, i plagosur në këtë kohë, u ekzekutua një vit më vonë në Tiranë.

Në këto raste u dyshua se ekzekutori ishte Sokol Rama, por në skenë doli edhe 32-vjeçari Jambelli si i përfshirë. Jambelli u arrestua në dhjetor 2012 në Aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë shtetit. Dosja për zbardhjen e krimeve dhe arrestimin e autorit të dyshuar të dy vrasjeve, Bledar Jambelli, u kryesua nga ish-drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku.

21 vite nga atentatet që krijuan hasmëritë në Spanjë sërish risjellin emrin e Bledar Jambellit i cili fitoi lirinë nga drejtësia dhe dyshohet se kontaktoi Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Pak ditë më parë krimet e rënda kën kërkuar nga policia dhe Interpol arrestimin e Jambellit çka do të sillte dhe zbardhjen e një zinxhiri vrasjesh të nisura në 1997 mes grupeve rivale rikthyer më pas në 2012 për të përfunduar në vrasjen e kryepolicit që hetoi grupet kriminale më 8 prill 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Telashe në merkato për Juventusin, mund të humbas sulmuesin kryesor
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool me pesë “yje”, finalja është vetëm një formalitet ( VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT