• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË KANADA/ Publikohen PAMJET: Shqiptari, Bes Kondi ulet në gjunjë e ndihmon…
Home
Breaking News

MASAKRA NË KANADA/ Publikohen PAMJET: Shqiptari, Bes Kondi ulet në gjunjë e ndihmon…

24 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është momenti kur shtetasi shqiptar Bes Kondi, i konsideruar si hero nga mediat kanadeze, i jep ndihmën e parë një personi që ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga furgoni i një terroristi në Toronto.

Kondi ishte personi i parë që u shfaq në kryqëzimin ku nisi akti terrorist dhe i dha ndihmën e parë një burri kanadez të plagosur, përpara se të vinte ambulanca.

Me të mbërritur ambulanca, Kondi e instruktoi këtë të fundit që të asistonte një grua të gjakosur aty pranë që ishte më rëndë, ndërsa vetë vijoi të ndihmonte burrin e plagosur.

Kondi tha sot se kishte dalë menjëherë sapo kishte dëgjuar panikun e përhapur në zonë dhe se ai ishte i certifikuar në dhënien e ndihmës së shpejtë.

Ai punon si menaxher i ndërtesës në kryqëzimin ku nisi sulmi terrorist, që shkaktoi 10 viktima.

Në foton në fjalë, shihet që Kondi është ulur në gjunjë pranë të lënduarit.

Akti i të riut i bën të gjithë shqiptarët që të ndihen krenarë duke patur parasysh se në konikat e zeza emigrantët nga vendi ynë shpeshherë paraqiten si protagonistë negativë.

25-vjeçari Alek Minassian është identifikuar si autori i ngjarjes së rëndë një ditë më parë në Toronto, Kanada, kur duke drejtuar një furgon mori përpara një turmë njerëzish, duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 15 të plagosur. Policia tha se i riu nuk rezultonte personazh i njohur, pasi ndaj tij s’ishte regjistruar asnjë procedim në të kaluarën.

Minassian u arrestua pak minuta pas sulmit të përgjakshëm, pas një përballjeje të tensionuar me policinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Melanie Trump lë pa fjalë presidentin Macron dhe jo vetëm... (FOTO)
Previous article Erzeni-Partizani, nesër shansi i dytë për titull për shijakasit

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT