• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjenerali i madh flet për Liri Belishovën: Grua e hekurt, me inteligjencë të jashtëzakonshme
Home
Intervista

Gjenerali i madh flet për Liri Belishovën: Grua e hekurt, me inteligjencë të jashtëzakonshme

24 April, 2018 F.autor Intervista

Rrahman Parllaku ka pak ditë që ka festuar ditëlindjen e 99-të. Ai ka qenë partizan, ish-komandant i Divizionit të mbrojtjes, me detyra të larta në regjimin e asaj kohe por më pas i burgosur politik po nga nga regjimi diktatorial. Në vitin 1952-1954 caktohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes e drejtor i Prapavijës së Ushtrisë dhe mori gradën e lartë të gjeneral-majorit. Gjatë viteve 1954-1961 do të shërbente si zëvendësministër i Mbrojtjes për përgatitjen luftarake të ushtrisë. Nga viti 1961 deri në vitin 1967 kreu detyrën e komandantit të Forcave Ushtarako-Detare dhe më pas komisar i këtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-lejtnant.

 

Gjeneral Rrahman Parllaku për të folur për të gjitha këto, por edhe për humbjen e Liri Belishovës ka qenë sonte në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Ai e përshkroi bashkëluftëtaren e tij kundër regjimit fashist, Liri Belishovën si një grua të hekurt, me një inteligjencë të jashtëzakonshme që në moshë të re mori detyra të rëndësishme.

 

Eni Vasili: Mirëmbrëma mirë se erdhët
Gjeneral Parllaku: Mirë se ju gjeta.

Eni Vasili: Faleminderit që jeni me mua
Gjeneral Parllaku: Këtë studio po e vizitoj për të 5 herë. Kam kënaqësinë t’ju shpreh mendimet dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja.

Zoti Parllaku ke ta fillojmë me humbjen e zonjës Liri Belishova. Çfarë simbolizon për ju kjo grua?
Të flasësh për Liri Belishovën duhet të flasësh për një njeri që në moshën e rinisë së hershme, 15-vjeçare u përfshi në LANCL dhe në demonstratat e para humbi syrin. Ky fakt nuk e ligështoi por ia shtoi urrejtjen ndaj armikut dhe e bëri më këmbëngulëse. Me inteligjencën e jashtëzakonshme, me guximin dhe vendosmërinë arriti të dalë në udhëheqje. Një vajzë 20-vjeçare arriti të kishte një funksion në drejtim të rinisë që përbënte 95% të forcave luftuese. Në nëntor 44 bashkë me mua u zgjodhëm kandidatë të plenumit. Liria pati një rritje brenda një kohe të shkurtër në detyrat e saj. Kjo falë vendosmërisë.

Kjo nuk e pengoi diktatorin që ta sulmonte?
Liri pësoi dy goditje. Goditja e parë ishte pas vrasjes së Nako Spiros. Atë e përjashtuan nga komiteti qendror. Enveri pasi arriti të përvetësojë dhe të mbajë të fshehuradok që mori Partia Komuniste nga Bashkimi Sovjetik i manipuloi dhe ja vë gjithë fajin Koçi Xoxes dhe vetë doli si shpëtimtar i luftës jugosllave. Kur në fakt ishte ai që nënshkroi marrëveshjet e nënshtrimit ndaj Ish-Jugosllavisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah nuk ndalet shënon golin e dytë ndaj Romës
Previous article Salah shënon super gol, ndaj Romës dhe nuk e feston (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT