Bes Kondi është cilësuar nga mediat kanadeze si një prej heronjve të masakrës në Kanada. Ai ka folur ekskluzivisht për News24 ku ka treguar gjithë ngjarjen dhe tmerrin e atyre momenteve. Ai tha se ka vrapuar sapo ka parë se çfarë po ndodhte duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve. “Gjaku ishte ujëvarë”, thotë ai.
Ju e patë furgonin?
Sapo përplasi qytetarin po. Ai bëri një rrugë rreth disa metra. Kur furgoni po shkonte poshtë unë vrapova, por vetë nuk e pashë.
Çfarë bëtë ju, pasi jeni cilësuar si hero?
Heronjtë e vërtetë ishin policia dhe zjarrfikëset. Unë bërë pjesën time, pasi në atë zonë. Një zonjë i shkonte gjaku si ujvarë, ndërsa unë po merresha me një person tjetër.


