• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shakaja e dhëndrit anulon martesën, ndërhyn policia
Home
Jetë

Shakaja e dhëndrit anulon martesën, ndërhyn policia

24 April, 2018 k.autor Jetë

Shakaja pa kripë e dhëndrit në altar ka çuar në anulimin e martesës dhe rritjen e tensionit mes të pranishmëve në dasmë. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur të distriktin Turgutlu të Manisas në Turqi, ku pyetjes nëse e pranonte Hatice Koşmanin për grua, Turgut Dinçer Guner iu përgjigj me shaka “jo, është e pamundur të them. Sigurisht që po”.

Kjo përgjigje është marrë si refuzim dhe deklarim i paqartë nga përfaqësuesi i bashkisë për celebrimin e çiftit, Ali Akça, i cili anuloi martesën.

Akça nuk ndryshoi mendim as pas këmbënguljes së madhe të nuses, dhëndrit dhe të të ftuarve në dasmë.  Mosbindja e përfaqësuesit të bashkisë për të celebruar çiftin rriti tensionin në sallonin e dasmës, çka solli edhe ndërhyrjen e forcave të policisë. Por, Akça nuk u bind as nga këta të fundit dhe celebrimi është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Pas mediatizimit të madh, në këtë çështje ka ndërhyrë edhe kryetari i bashkisë së distriktit Turgutlu, Turgay Şirin, i cili tha se celebrimin e dy të rinjve do ta kryejë personalisht.  “Ditët në vijim shpresoj që atë celebrim ta kryej personalisht dhe çështja të përfundojë me një fund të lumtur.”

Duke justifikuar edhe përfaqësuesin e bashkisë që ka anuluar celebrimin, Kryebashkiaku tha se tek këto çështje është e rëndësishme që deklarimi i çiftit të jetë i qartë dhe i paekuivok.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT gazetarja shqiptare, flet për burrin: Kisha menduar që t’ia bëja shoqes time, por u martova vetë
Previous article OPSIONI I RI/ Facebook i mbyll profilin Armandit, kameramanit që u MBYT në det: Të lartësojmë kujtimin... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT