• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRATIS NGA BABAI/ Shqiptarja bie në duart e sirianit: Më hoqi fëmijën nga gjoksi dhe më përdhunoi derisa…
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRATIS NGA BABAI/ Shqiptarja bie në duart e sirianit: Më hoqi fëmijën nga gjoksi dhe më përdhunoi derisa…

24 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas sirian ka dalë para Gjykatës rajonale të Solothurnit, pasi akuzohet se nga fundi i vitit 2016 ka dhunuar një shtetase shqiptare, shtatë vite më të re se ai. Ngjarja ka ndodhur në qendrën strehuese Balmberg, edhe pse pranë kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij.

Shtetasi 34-vjeçar sirian me inicialin A., për shkak të arsyeve politike, ishte gjykuar në vendlindje dhe është arratisur.

Në Zvicër, ai ka jetuar në një banesë në Olten dhe pas një kohe iu bashkuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët u vendosën në një qendër strehuese. Ai i vizitonte rregullisht duke iu dërguar ushqim. Këtu është njohur me shqiptaren me inicialin B., një grua e pamartuar nga Shqipëria, e cila nga frika e babait, ishte arratisur shtatzënë për në Zvicër.

Ankesa e saj ishte refuzuar, shkruan “Oltner Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch. Ndonjëherë, siriani i ndihmonte asaj që ta hipte karrocën e fëmijës në autobus, apo në manovrim me celular.
Pas kësaj, siriani ia kishte regjistruar numrin e celularit dhe një herë i dërgoi një mesazh ku e pyeste nëse do të kishte marrëdhënie intime me te. “Jo”, i ishte përgjigjur shqiptarja. Megjithatë, ai hyri në dhomën e saj ndërsa ajo po bënte një sy gjumë më foshnjën e saj njëmuajshe. Ai tentoi ta ngacmonte, por nuk pati sukses pasi hasi në rezistencë.

Siriani ia mori fëmijën nga kraharori dhe e hodhi në shtrat. Në momentin që ajo deshi të lajmëronte policinë, ai ia hodhi celularin nga duart dhe më pas iu vërsul dhe arriti ta përdhunojë, megjithëse shqiptarja ende nuk e kishte marrë veten nga lindja e fëmijës.

Tani, shqiptarja kishte ardhur në Gjykatë në rolin e paditëses, ndërsa siriani i dëgjonte akuzat e saj nga një hapësirë tjetër përmes ekranit. Në Zvicër kishte ardhur në moshën 16-vjeçare, pasi ishte dhunuar në Shqipëri. Në momentin që ka ardhur në Zvicër, ajo ka pasur probleme psikike, të cilat tashmë i ishin ashpërsuar. “Nuk mund të fle pothuajse aspak dhe jam e varur nga trajtimi psikiatrik. Ishte si një makth, u përpoqa të rezistoj, por kot”, ka deklaruar ajo.

I pandehuri nuk i pranoi akuzat, mirëpo sipas dëshmive nga ane e juristëve, ai u dënua me pesë vite burg dhe dhjetë vite dëbim nga Zvicra. Shqiptarja B. është dëmshpërblyer me një shumë prej 10 000 frangash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Wilmots zbulon “tradhtarin” dhe “spiunin” te Belgjika
Previous article Ja cili është futbollisti i parë që merr më shumë se 100 milionë euro në sezon

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT