• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja e rrezikuar me Iranin: Franca dhe Gjermania janë bashkë
Home
Botë

Marrëveshja e rrezikuar me Iranin: Franca dhe Gjermania janë bashkë

24 April, 2018 anxheladoko Botë

Mes morisë së përplasjeve të Donald Trump me aleatët tradicionalë europianë të Shteteve të Bashkuara është edhe marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ndodhej Barack Obama.

Atëherë kandidat për President, Trump e cilësonte “një katastrofë” pakti e arritur dhe u zotua se me të marrë detyrën do ta shfuqizonte. Nuk vonoi shumë dhe në publik, menjëherë pasi mori frenat e SHBA në dorë, Trump përmendi sanksione ndaj Teheranit dhe rishqyrtim të ujdis.

Policia shkon në funeral për të përdorur gishtin e një njeriu të vdekur për të zhbllokuar telefonin e tij

Por, për europianët marrëveshja qëndron ende dhe Parisi e Berlini janë vënë në lëvizje për ta shpëtuar atë përmes bisedimeve direkte me Donald Trump.

Deutsche Welle thotë se janë zhvilluar dhe po zhvillohen negociata brenda të ashtuquajturit Grupi E3 – ku bën pjesë Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe Shtetet e Bashkuara. Qëllimi është arritja një kompromis që do të kënaqte kërkesat që presidenti ofroi si ultimatum në janar, kur zgjati lehtësimin e sanksioneve.

Pak ditë para se Merkel dhe Macron të udhëtojnë në Uashington, një grup ligjvënësish europianë i dërguan javën e kaluar një letër Kongresit amerikan, ku i kërkojnë të mbështesë marrëveshjen e arritur në vitin 2015.

Por përpjekjet e orkestruara europiane, sipas diplomatëve në Uashington dhe zyrtarëve të lartë amerikanë mund të e bindin Presidentin Trump që përtej 12 majit, afati i fundit, të zgjasë lehtësimet e sanksione kundër Iranit, një element kyç që kjo marrëveshje të vazhdojë të ekzistojë.

Vetë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore është shprehur disa herë se Irani i ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes, por as raportet e kësaj agjencie, që mbikëqyr paktin, duket se nuk do ta bindin Donald Trump në vendimin e marrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është qyteti me emrat më të veçantë të rrugëve që mund të keni dëgjuar ndonjëherë
Previous article Sulmi në Kanada/ Kush është SHQIPTARI që ndihmoi të plagosurit duke... (FOTO+EMRI)

anxheladoko

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT