• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhja në postin e rëndësishëm në BE/ Bregu: Më uruan edhe nga PD, intrigat e Tiranës…
Home
Shqipëri

Zgjedhja në postin e rëndësishëm në BE/ Bregu: Më uruan edhe nga PD, intrigat e Tiranës…

24 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministrja demokrate e Integrimit, Majlinda Bregu shkëputet për të paktën 3 vjet nga politika shqiptare për të drejtuar atë që pas procesit të Berlinit është shndërruar në organizimin kryesor për rajonin në kuadër të Bashkimit Europian. Misioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal kalon në disa fusha.

“Sidomos pas procesit të Berlinit dhe pjesës së caktimit të detyrimeve kryesore, kthimit të vëmendjes tek rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht shtimi i bashkëpunimit ekonomik dhe social, por edhe i dialogut dhe ruajtjes së stabilitetit në të gjithë vendet e Europës Jug-lindore, e bëjnë që të jetë institucioni më i rëndësishëm i BE-së për të gjithë pjesën e Europës-Juglindore”, thotë Majlinda Bregu.

Edhe pse ishte aplikantja e vetme nga Shqipëria, që kur u mësua zyrtarizimi i kandidaturës së saj në një garë të fortë me ish-kryeministrin malazez Igor Luklsiç, nuk munguan ata që e panë këtë si shpërblim të Kryeministrit Rama për zonjën Bregu, qëndrimet e së cilës për integrimin e europian shpesh i kanë lexuar në sintoni me qeverinë socialiste dhe jo me opozitën demokrate të Lulzim Bashës.

“Ky është vetëm një nga ato intregat e Tiranës që kam dëgjuar përgjatë gjithë kësaj kohe të investimit tim politik”, sqaron ish-ministrja e Integrimit.

Pohon se për zgjedhjen nuk do të mjaftonte vetëm aplikimi dhe lobimi i saj, për shkak të njohjeve të krijuara në BE, duhej edhe mbështetja e Qeverisë “Rama”.

“Është një pozicion në të cilin nuk emërohesh, por zgjidhesh, pra votohesh. I takon vendit që të vendos nëse të mbështet apo nuk të mbështet në këtë procedurë, ndaj e kam falenderuar këtë dje edhe miqësisht ministrin Bushati”, shton Bregu.

Majlinda Bregu nuk u kandidua nga Lulzim Basha për këtë legjislaturë parlamentare e si rrjedhojë humbi pozicionin në forumet drejtuese të partisë. Por disa urime prej familjes së vet politike i kanë ardhur.

“Më kanë uruar miq dhe kolegë nga forca ime politike”, tregon ish-ministrja.

Ajo thotë se ndihet mirë që Lulzim Basha ka arritur në qëndrimet e saj të kahershme, duke bërë thirrje publike pro hapjes së negociatave për anëtarësim.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Boksieri shqiptar pretendon se do të ndeshet me Tyson Fury
Previous article Dhurata nga shteti francez për Tramp një...

F.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT