Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka konfirmuar për ‘New24’ se është vetëdorzuar në policinë turke me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e ish-deputeti të PD-së Azem Hajdari. Përmes një lidhje telefonike për ‘News24’ Haxhia tha se ishte në polici, ku autoritetet po flisnin me Ankaranë, pasi ai nuk rezultonte në lisën e të kërkuarve.
“Jam në polici tani, po flasin me Ankaranë këta këtu se nuk dal në listën e të kërkuarve, unë ju them që dua të kthehem në Atdhe se jam në kërkim nga Interpoli”, tha Haxhia.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë. Ndërkohë ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë.


