• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Përse nuk na duan në Europë, si Majlinda Bregu!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Përse nuk na duan në Europë, si Majlinda Bregu!

23 April, 2018 Redaktor1 OP-ED

Zgjedhja e Majlinda Bregut në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në nismën e Europës Juglindore, është më shumë sesa posti më i lartë ekzekutiv që ndonjë shqiptar ka mbajtur pas 1990 në institucionet europiane.

Sigurisht që është më shumë sesa një vend pune, më shumë sesa një post, më shumë sesa një detyrë. Kjo zgjedhje është një shpresë, një ëndërr, një mundësi, një realitet, një shtysë e jashtëzakonshme, për shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Konfirmimi për Majlinda Bregun, megjithëse një garë e nisur kohë më parë, ka ardhur vetëm pak ditë pas marrjes së rekomandimit nga ana e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Çka do të thotë se tani e tutje, bashkë me Shqipërinë edhe për çdo qytetar të saj të zot, qielli i ambicjes nuk kufizohet më vetëm brendapërbrenda 28 mijë kilometrave katrorë të këtij vendi.

Ky shembull tregon se për tu bërë një qytetar europian, nuk mund tia dalësh vetëm duke e nisur si klandestin apo si emigrant qoftë edhe i ligjshëm e më pas të përpiqesh gjithë jetën që të integrohesh si sportist, artist, student, si sipërmarrës i suksesshëm, si punëmarrës në biznese private apo në institucionet publike në perëndim.

Tani e tutje, mund tia dalësh edhe si një qytetar i mirë i Republikës së Shqipërisë, duke jetuar, punuar dhe konkuruar nga këtu, për tu bërë nesër një qytetar europian. Duke u integruar si individë, secili prej nesh kontribuon më shumë për integrimin edhe më shpejt, të Shqipërisë vetë. Duke u bërë pjesë e administrates, drejtimit ekzekutiv e politik të Bashkimit Europian, NATO-s, Komisionit dhe Parlamentit Europian. Por edhe i institucioneve të tjera më pak të rëndësishme.

Nga nesër e tutje për gjithkënd është më e lehtë në Shqipëri që të përshkrojë atë rrugë që kanë bërë deri më sot, shumë djem e vajza shqiptare të shkolluar në perëndim, e që punojnë në Bruksel kryesisht si përkthyes. Për të zënë vit pas viti poste dhe funksione gjithnjë e më të larta, gjithnjë e më kyçe. Një rrugë jo edhe aq e lehtë, por nga ku kanë kaluar përpara nesh edhe grekët, sllovenët, rumunët, bullgarët e kroatët në rajonin tonë.

Kjo është një nga arësyet se përse lajmi për zgjedhjen e Majlinda Bregut gëzoi shumëkënd dhe hidhëroi shumë të tjerë në Tiranë. Gëzoi të gjithë ata që shohin tek ajo modelin e përmbushjes së shpresës dhe realizimit të ambicjes së tyre të nesërme. Ngjalli xhelozinë më të madhe sigurisht atje ku ajo ushqehet më shumë, brenda llojit. E hidhëroi të gjithë ata që integrimin e shqiptarëve e përdorin thjeshtë dhe vetëm si një mekanizëm për ambicjet e tyre personale për pushtet në Shqipërinë që zvarritet e zvarritet prej 27 vjetësh.

Eshtë kjo arësyeja se përse u deshën kaq shumë vite, që një shqiptare, që për 8 vite ishte ministrja e tyre e integrimit, t’ia dilte që të integrohej vetë e para si një qytetare europiane e Shqipërisë. Për ti hapur pas kësaj rrugën, edhe të tjerëve. Sikundër tani duket të jetë edhe më e qartë se përse nuk na duan në Europë si Majlinda Bregu. Megjithëse bëjnë sikur hedhin lotë krokodili, duket se kënaqen kur na shohin të zvarritemi dyerve të saj, si emigrantë… të paligjshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E martë 24 prill 2018: Sërish SURPRIZA! Temperaturat do të shkojnë 29 gradë deri në... (FOTO)
Previous article FORUMI PËR SIGURINË PUBLIKE/ Veliu: Fenomenin e KANABISIT po e zhdukim njëherë e mirë... (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT