• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Torturat në burgun e Burrelit, zbulohet letra e Dom Simon Jubanit: Nuk pretendoj të…
Home
Dossier

Torturat në burgun e Burrelit, zbulohet letra e Dom Simon Jubanit: Nuk pretendoj të…

23 April, 2018 F.autor Dossier

Zbulohet për herë të parë letra e klerikut Dom Simon Jubani në Burgun e Burrelit, e shkruar në vitin 1971 për Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Letra është publikuar nga ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi. Në letrën dërguar Komitetit Qendror, Dom Simon Jubani përshkruante torturat që ju bëheshin të burgosurve në Burrel. Dom Simon Jubani, i cili rridhte nga një familje e devotshme katolike nga Shkodra, vuajti 21 vite burg në burgjet e diktaturës, ndërsa në vitin 1991 mbajti meshën e parë në Kishën Katolike, pas rrëzimit të regjimit.

“Dom Simon Jubani ishte ndër të burgosurit politikë më të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së regjimit komunist. U dënua radhazi 6 herë duke qëndruar në burg në vitet 1964-1989. Në letrat që drejtonte asnjëherë nuk shprehte lutje dhe nuk e fshihte faktin se ishte antikomunist e kundër regjimit. Më poshtë, do gjeni një letër në të cilën bëhen të njohura torturat anësore në burgun e Burrelit,” shkruan Kastriot Dervishi.

Letra e plotë e Dom Simon Jubanit

Komitetit Qendror

Tiranë

Nga torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit s’pari është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndizet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin. E dyta (është) zhurma që nuk pushon ditë as natë.

Nuk pretendoj të kem banjo ashtu sikurse thuhet se kemi, as nuk kërkoi me na çlirue prej shputave, grushteve, fyerje të përditshme, por u lutem shumë urdhëroni autoritetin e Burrelit të na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën, të na çlirojë prej zhurmave që na shkatërruan sistemin nervor, s’pakut mos të kena zhurmë kur flejmë.

Për arsyet e naltpërmenduna janë ba shumë greva urie, shumë vetë kanë dalë prej dhomave për të shkue me u shlodhë në birucë, pa tesha, në çimento për ditë dhe net, shumë protesta dhe ankesa janë drejtuar deri në Tiranë, por mjerisht, burgu i Burrelit, vazhdon të mbetet simboli i terrorit brenda e jashtë atdheut.

Kaq për njoftim

I burgosuri, Simon Jubani

Burrel, 16.12.1971

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Na HABITI dhe Mira Kazhani, nuk arrin ta kuptoj kur një mashkull është duke...
Previous article Dita trondit Partizanin në sekondat e fundit, Skënderbeu prek titullin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT